• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A dështoi projekti i SpaceX për të nisur turistë të pasur në hënë në 2018

by Java News
10/06/2018 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vitin e shkuar, kompania e raketave të Elon Musk, SpaceX, njoftoi se në vitin 2018 do të fillonin të dërgonin klientë në një udhëtim rreth hënës.

Deri më sot nuk është njoftuar asgjë tjetër, por ka pasur të dhëna që tregojnë se misioni s’do të bëhet këtë vit, e ndoshta as në vitet e ardhshme, transmeton tch.

Zëdhënësi i SpaceX, James Gleeson, konfirmoi këtë javë se kompania vazhdon të planifikojë udhëtime individësh përreth hënës. Por ai nuk jep detaje të mëtejshme për se kur do të kryheshin misionet.

Plani fillestar ishte të çonin turistë në hapësirë, identiteti i të cilëve do të mbahej sekret, me një raketë “Falcon Heavy”. Këto janë raketat masive të SpaceX që dërguan Teslan e Musk-ut në hapësirë, për udhëtimin historik të përurimit, katër muaj më parë.

Megjithatë, Musk tha në muajin shkurt për gazetarët se SpaceX nuk ka në plan, tani për tani, të certifikojë Falcon Heavy për të transportuar njerëz në hapësirë. Kjo nënkupton se planet e tij për të transportuar turistë në hapësirë kanë ndryshuar.

Megjithatë, Musk tha se SpaceX do ta kthejë përqendrimin te ideja tjetër guximtare: Raketa Big Falcon, os BFR. Kjo është anija hapësinore dhe sistemi raketor që kompania do të ndërtojë për të dërguar njerëz në hapësirë.

“Njerëzit mund të dërgohen në hënë edhe me Falcon Heavy,” tha Musk në atë kohë, “Por unë nuk e rekomandoj, sepse arkitektura e re e BFR është e përshtatshmja.”

Gleeson, zëdhënësi i SpaceX, refuzoi të thotë nëse kompania e ka ndryshuar planin për raketën që do të përdoret për misionin në hënë.

Por nëse planet për të përdorur Falcon Heavy janë braktisur, turistët anonimë të hapësirës duhet të vazhdojnë të presin derisa sistemi ambicioz i BFR të jetë gati për ta.

Musk tha në fillim të këtij viti se SpaceX do të fillojë ta testojë BFR në vitin 2019, dhe sistemi i plotë mund të jetë gati për udhëtim hapësinor në vitin 2022.

Megjithatë, Musk njihet si tip që jep afate shumë optimiste. Falcon Heavy-n e kishte planifikuar fillimisht në fillim të vitit 2013, por realizimi ndodhi katër vite më vonë.

Kreu i Operacioneve të SpaceX, Gwynne Shotwell, dha një afat më bujar për nisjen e BFR-s. Ai tha gjatë një konference në “TED Talk”, këtë prill, se misioni do të kryhej brenda një dhjetëvjeçari.

Edhe sikur Musk të ndryshojë mendje e të vendosë ta përdorë Falcon Heavy për misionin në hënë, prapë, nuk ka gjasa të ndodhë brenda vitit.

Kur plani u njoftua fillimisht, kompania tha se misioni të fillonte pasi të kishin dërguar astronautët e NASA-s, më parë, në disa udhëtime të rregullta, gjë që ende nuk ka ndodhur.

SpaceX nënshkroi një marrëveshje me NASA-n në vitin 2015 për të gjetur një mënyrë që astronautët të shkonin e të vinin nga Stacioni Hapësinor duke përdorur raketat Falcon 9, një raketë më e fuqishme se Falcon Heavy apo BFR.

Por kompania ka hasur shumë vonesa, dhe konkurrentët e tyre, Boeing (BA), kanë gjithashtu një kontratë me NASA-n.

Parashikimet e NASA-s thonë se SpaceX mund t’i dërgojë astronautët e parë në stacionin hapësinor rreth muajit dhjetor. Zyra Amerikane e Llogaridhënies tha se mund të ndodhë disa muaj më vonë se dhjetori.

Shumë pyetje mbeten pa përgjigje për sa i përket planeve turistike të SpaceX, por kompania e Musk-ut, ndërkohë, vazhdon të ketë sukses me biznesin kryesor, dërgimin e satelitëve në orbitë dhe ngarkesa në Stacionin Hapësinor.

Të hënën, SpaceX nisi misionin e 11-të për këtë vit, një numër shumë i lartë misionesh, që tregon se SpaceX e ka shkundur industrinë e fjetur të raketave.

Kompania u themelua nga Musk në vitin 2002 dhe hyri në treg me një risi: raketa të ripërdorshme, gjë që e uli koston e udhëtimit në hapësirë. (Koha) (b.an)

Next Post
Tiranë/ Djali i biznesmenit të njohur Xheko fejohet me vajzën e gjyqtarit

Tiranë/ Djali i biznesmenit të njohur Xheko fejohet me vajzën e gjyqtarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com