• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A beson Nano në zot? Rrëfimi i ish-liderit socialist: Çfarë ndodhi në qeli mes meje, priftit dhe drejtorit të burgut

by A R
04/02/2021 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeministri Fatos Nano citon shpesh Biblën, dhe për këtë ai thotë se nuk beson dot dogmat dhe prandaj duhet të gjykosh. Në një intervistë ndryshe për emisionin Opinion në Tv Klan, Nano ka treguar një histori kur ka qenë në burg.

Në rrëfimin e tij, ai thotë se në qeli i shkoi një prift amerikan për ta takuar dhe për të parë kushtet në cilët qëndronte.

Por, teksa po bisedonte anglisht me priftin, në dialog ndërhyri edhe drejtori i burgut pasi ishte i shqetësuar për të mësuar se çfarë po bisedonin të dy anglisht.

Blendi Fevziu: Ka dy vese në këtë shoqëri. E para është ekzaltimi kur ke pushtetin dhe e dytë është xhelozia kur të shohin që je duke ecur përpara. Nuk e di nëse i keni ndjerë në karrierën tuaj fort këto dy forca. Nuk flas vetëm si ndjesi, por edhe si veprim.

Fatos Nano: Natyrisht kanë qenë prezentë, por nuk ke shumë kohë të merresh me to. Dhe le ta kalojmë këtë me sportivitet. Ai që ushqen ndjenja të tilla, ai i bën keq vetes. Bën një nga 7 mëkatet kapitale të Biblës. E pengon dhe atë, sjell dhe dëm në komunikim. Por janë gjithmonë prezente në mjedisin politik, edhe pastaj shfaqen në intriga.

Blendi Fevziu: E shoh që disa herë citoni Biblën, e keni cituar dhe më parë. Besoni?

Fatos Nano: Është pjesë e kulturës së njerëzimit të cilën duhet ta njohësh. Ne jemi qenie me tru normal, duhet të gjykosh mbi të. Nuk beson dot dogmën. E kam lexuar Biblën, kam lexuar Kuranin. Kam bërë një krahasim mes të dyjave, kam lexuar dhe literaturë shoqëruese myslimane dhe të krishterë. Ka shumë histori që të mësojnë më shumë se sa vetë ajetet, dhe kështu mund të ruhesh nga dogma dhe mund të dallosh më kollaj ata që janë dogmatik. Për shembull, dikur erdhi një prift amerikan në burgun e Tiranës në kohën që isha i burg, i shoqëruar nga drejtori i cili nuk dinte anglisht. Në një moment prifti m’u afrua dhe më tha unë kam ardhur të shikoj kushtet në të cilat të mbajnë sepse Departamenti i Shtetit kërkon informacion. Tani drejtori, nipi i Qazim Mulletit që ato kohët e para ishte shumë aktiv për ta ngordhur këtë kafshën që kishin sjellë aty, më vonë u bëmë miq, i shqetësuar çfarë po thonë këta në anglisht, i thotë atij: “Dëgjo, se ky kot bën sikur lexon libra fetarë se nuk e beson Zotin”. Ku e di ti, i tha ai. Po s’i beson qeverisë – tha – nuk i beson Zotit.

Next Post
Stresi ju lut Ilir Metës që të dilte në shesh, reagon Monika Kryemadhi

Kryemadhi 'zbulon' planin: Nëse dalim në listë të përbashkët me PD, nuk na votojnë socialistët e zhgënjyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
Vuçiç: Do të jem president vetëm për disa javë

Vuçiç: Do të jem president vetëm për disa javë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

Turizmi në Shëngjin shënon rritje, Rama: Resortet me 5 yje, jo vetëm domosdoshmëri ekonomike po edhe gjeostrategjike

June 27, 2026
Tension në Lindjen e Mesme, Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

Tension në Lindjen e Mesme, Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In