Një 51-vjeçar shqiptar, me banim në Belgjikë, është arrestuar pasi tentoi që të kalojë në mënyrë të paligjshme në kufi katër shtetas nga Kosova.
Gjatë ndalimit të një furgoni në portin e Durrësit, ndodheshin 4 shtetas kosovarë, të cilët shtetasi S. N. do i ndihmonte të kalonin në mënyrë të kundërligjshme kufirin e Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet Pikës Kufitare të Portit të Durrësit, kundrejt fitimit, duke përdorur dokumente të ngjashme me të disa shtetasve të tjerë.
51 vjeç, banues në Belgjikë, u vu në pranga për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasit kosovar: A. H., 35 vjeç, B. D., 33 vjeçe, L. M., 26 vjeç dhe S. Zh., 40 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumentet e përdorura nga këta shtetas dhe automjeti me të cilin po transportoheshin.
/a.r