Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot Ditën e Verës.
Ai shkruan se për herë të dytë Dita e Verës festohet në një stinë të vështirësuar nga pandemia, por se kjo e keqe nuk depërton në zonat e jetës shpirtërore.
Kreu i Kuvendit uron që pas kësaj vere, pandemia të jetë një kujtim.
“Dita e Verës, për herë të dytë, festohet në stinë të vështirësuara nga pandemia. Por kjo e keqe që ka goditur planetin dhe Shqipërinë, gjithashtu, na ka kufizuar fizikisht dhe materialisht, por jo shpirtërisht.
Pandemia nuk depërton dot në zonat e jetës shpirtërore, të cilat janë të mbrojtura nga dashuria për jetën, prirjen për lumturi dhe besimi se në të ardhmen me ditë më të mira.
Le të gëzojmë bashkarisht këte ditë, të mblidhemi rreth tryezës brenda vatrava familjare dhe të urojmë e besojmë se pas kësaj Vere, pandemia do të jetë një kujtim.”, shkruan Kryetari i Kuvendit.
/a.r