Kreu i Frymës së Re Demokratike Sali Shehu pranoi për Report Tv se kontrata e tij më bashkinë e Tiranës për zyrat e FRD-së ka përfunduar më 3 shkurt të vitit 2016.
“Ne kemi një kontratë ligjore me bashkinë e Tiranës të nënshkruar midis dy palëve me datën 3 shkurt 2016. Ligji detyron bashkinë për t’i ofruar FRD-së një godinë. Nuk është detyra jonë rinovimi, e ka në dorë bashkia”, deklaroi sot Sali Shehu.
Por edhe pse Sali Shehu pretendon se duhet të ketë një zyrë falas, me ikjen e Bamir Topit, FRD nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, pasi tashmë nuk ka as deputet dhe as Presidentin.
FRD nuk është parti me përfaqësim parlamentar dhe nuk ka as 1% të mesatares së votave në tre zgjedhjet e fundit për të ngarkuar ligjërisht Bashkinë Tiranë e cila gjithashtu ka vepruar njësoj edhe me parti të tjera si PDS e Paskal Milos, apo Demokristianët e Zef Bushatit.