Frrok Çupi e konsideroi videon ku Ilir Meta sulmon dhe shan policët që të largohen nga zyrat e FRD, një skandal dhe një veprim i ulet që mund ta bëjë vetëm një i marrë sipas tij si Ilir Meta. Në një intervistë për Report Tv, Çupi tha se këto shpërthime të Metës janë të nxituar nga fakti se ai e di që do të jetë subjekt i drejtësisë pas zgjedhjeve dhe me dhunën e shkaktuar kërkon të prish paqen. Analisti Frrok Çupi tha se këto skena dhune kanë qëllime politike.
“Për mua këto kanë qëllimet politike, për të prishur paqen, ai ka provokuar SPAK, SHBA. Veprimet e tij janë antiligjore dhe sjellja e sotme ishte shumë i ulët dhe nuk mund të analizohet. Është një i marrë që ka dalë në rrugë. Kur njeriu kapërcen limitet nuk merret në analizë dhe Ilir Meta nuk mund të hyjë më në zyrat e Presidentit. Unë se di kur do merret i pandehur sot apo pas zgjedhjeve, se ai sot ka kryer 2-3 vepra penale, një president që ushtron dhunë mbi policinë”, tha Çupi
Shpërthimet e sotme të Ilir Metës, larg rolit të tij të Presidenti, për Frrok Çupin erdhi pas mesazhit që Yuri Kim i solli me Monika Kryemadhin pas takimit të gjatë që zhvilluan disa ditë më parë në Elbasan. Çupi tha se burimet e inteligjencës së SHBA kanë informacione se opozita e bashkuar ka përgatitur një skenar të madh dhe të paprecedent dhune në vend, nëse del humbëse në zgjedhjet e 25 prillit. Jo më kot, tha ai, forcat ushtarake amerikane kanë zgjedhur të vijnë pikërisht në këtë periudhë për stërvitjen e madhe në vendin tonë.
“Biseda me Yuri Kim me Monika Kryemadhin në Elbasan ka sjellë një mesazh për Ilir Metën mesazhi se çfarë do jetë nesër. Nesër ai do të jetë në dyert e drejtësisë, duke bashkuar dhe këto vepra penale që kanë ndodh sot. Ka një klan underground për dhunë, për terrorizëm politik, prandaj e rrethoi PD-ja Metën. Atëherë pse sot, dhe jo ditën e zgjedhjeve, sepse forcat amerikane bëjnë stërvitje të madhe në Shqipëri, dhe jo më kot është zgjedhur data 26. SHBA ka informacione se këta kanë përgatitur një dhunë të madhe, të paprecedent, nëse humbasin në zgjedhje. Këta u shpejtuan dhe e bënë sot. Në ditët e ardhshme presim diçka tjetër”, tha Çupi.
Çupi tha se mbështetja e Lulzim Bashës për Metën pas incidentit sot ishte “prova e zjarrit”, dhe kryedemokrati është pjesë e “grupit të dhunës”. Ai u shpreh i zhgënjyer me përfshirjen e Bashës, ndërsa tha se kjo tregon se brenda opozitës po bëhet një luftë e brendshme për jetë a vdekje
“Ajo që më bën përshtypje si e vunë Lulzim Bashën sot para provës së zjarrit. Grisi fletën që do të thotë dhunë mbi ligjin. Edhe Lulzim Basha sot u fut në grupin e dhunës që në fakt deri më sot ishte i mënjanur prej saj, por mesa duket mes tyre zhvillohet një luftë me madhe për jetë a vdekje”, tha Çupi