Ditën e sotme, Lulzim Basha mblodhi ato pak kandidate që ka vendosur në listat për deputete në një takim në Durrës ku shpalosi disa pika nga programi i tij për gratë. Megjithatë, deri dje, vetë Basha ishte anëtar i kabinetit qeveritar më të pabarabartë që nga koha e Ismail Qemalit, kohë kur në mbrojtje të plakut të Vlorës, pjesëmarrja e grave në qeveri ishte diçka e panjohur jo vetëm në Shqipëri, por në asnjë vend të botës.
Në vitet 2005-09, në kabinetin e parë të qeverisë Berisha, nga 16 ministra vetëm një ishte grua. Bëhet fjalë për zonjën Arenca Trashani, ministre për Integrimin, e cila nuk mundi të përfundonte mandatin e saj. Në vitet 2009-13, në kabinetin e dytë të qeverisë Berisha, nga 16 ministra përsëri vetëm një ishte grua, këtë herë Majlinda Bregu, përsëri tek Integrimi. Përballë një Majlinde, në kabinet ishin me radhë, Iliri, Lulzimi, Arbeni, Bujari, Ridvani, Petriti, Dritani, Myqeremi, Sokoli, Fatmiri, Ferdinandi, Genci, Spiro dhe Genci tjetër.
Në kabinetin aktual, ka më shumë gra se burra dhe kjo e bën Shqipërinë që të vlerësohet nga OKB si një prej 5 vendeve me përfaqësimin më të barabartë gjinor në botë. Përsa i përket deputetëve, në qeverinë në të cilën Basha ishte pjesë, vetëm 7% e deputetëve ishin gra. Dhe kjo, fryrë në masë të madhe nga pjesëmarrja shumë më e lartë e grave nga radhët e Partisë Socialiste.
Aktualisht, 1/3 e Kuvendit përfaqësohet nga gra. Në rang bashkish, gjysma e këshillave bashkiakë në rang vendi përbëhen nga gra. Në qeverinë në të cilën Basha ishte pjesë pothuajse zero. Për zgjedhjet e 25 prillit, në 12 qarqe, Partia Socialiste ka 10 kryesuese të listave, nga të cilat 7 zonja që përfshihen për herë të parë në politikë.
Në Partinë Demokratike raporti është 2 me 10 në favor të burrave dhe asnjë grua nuk është prurje e re në politikë. Duke kaluar nga politika tek barazia sociale dhe ajo ekonomike. Në vitin 2020, buxheti i shtetit financon 38 programi që përmirësojnë direkt barazinë gjinore në vend, nga zero që financonte në vitin 2013. Sot, 9.5% e buxhetit të shtetit financon këto programe, nga 0% që financonte dje.
E përkthyer me vlerë monetare, rreth 500 milionë dollarë në vit shpenzohen nga shteti shqiptar në programe që përmirësojnë barazinë gjinore, nga 0 që ishte më parë. Pyetja tjetër, sa gra të punësuara janë sot në krahasim me vitin 2013? 95 mijë më shumë, një rritje e normës së punësimit të gruas me rreth 20%. Deri dje, ndihmën ekonomike e tërhiqnin vetëm burrat, pavarësisht se ndihma ekonomike në shumë raste avullonte me pije apo baste. Sot, ndihmën ekonomike në një familje e tërheqin vetëm gratë. Dhu na në familje ishte një fenomen gjerësisht i toleruar dhe i dë nuar në rastet më të rënda me 1-2 vite bu rg. Urdhërat e mbrojtjes ishin praktikisht letra pa vlerë.
Dhuna në familje sipas legjislacionit aktual ndëshkohet shumë herë më rëndë, me 5-10 vite burgim apo në rastin e dëmtimeve të rënda apo fatkeqësive automatikisht me burgim të përjetshëm. Urdhërat e mbrojtjes zbatohen rigorozisht. Aktualisht, vajzat dhe gratë përfitojnë falas kontrollin për mamografinë dhe kontrollin për tumorin e mitrës. 110 mijë gra kanë përfituar kontroll mamografik falas dhe dhjetëra mijëra më tepër kanë përfituar kontroll për tumorin e mitrës. Më përpara, të gjitha duhet të paguanin për këtë shërbim, duke bërë që fatalitetet, sidomos në rastet e atyre që nuk kishin mundësi të përballonin kontrollet dhe kurat të ishin shumë më të larta.
Herceptina, një ilaç shumë i kushtueshëm, por i domosdoshëm për trajtimin e sëmundjeve tumoriale të gjirit dje duhet të blihej. Sot është falas. Këto janë vetëm disa prej ndryshimeve madhore që kanë ndodhur përsa i përket politikave në mbështetje të grave dhe barazisë gjinore në Shqipëri. Pa dyshim, Basha mund të thotë që asokohe nuk ishte ai që bënte listat apo emëronte Ministra.
Gjithashtu, ai mund të thotë se PD ka mësuar nga gabimet e të shkuarës. Pa përmendur se atëherë kurrë ai nuk ngriti zërin apo bëri gjë për barazinë gjinore, listat e 25 prillit nuk lënë vend për alibi. Listat e PD janë lista të mbushur me meshkuj, me shumë pak kandidate gra dhe shumica e tyre në vende të sigurta humbëse. Nëse vërtet do të kishte një program ndryshe, a nuk duhet të fillonte ndryshimi që tek listat e 25 prillit?/Lexo.al/A.p