Është arritur marrëveshja mes Shqipërisë e Italisë për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve. Marrëveshja është nënshkruar sot mes ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministrit për Punët e Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio.
Xhaçka e di Maio konfirmuan përfundimin e procedurave për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve
“Arritëm marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi. Nënshkrimi i marrëveshjes, javën e ardhshme në Tiranë mes strukturave përgjegjëse”, është shprehur Xhaçka.
Më tej ministrja tha se marrëveshje të tilla kanë impakt konkret tek qytetarët. “Mirënjohje qeverisë italiane për solidaritetin dhe kontributin për rindërtimin pas ndërtimit”, shtoi më tej ministrja.
Ndërkohë ministri italian, Di Maio foli dhe për zgjedhjet në 25 Prill dhe tha se “të gjitha forcat politike duhet të japin prova demokracie”.
g.kosovari