Një djalë në moshë të re është plagosur në Tiranë në rrethana të paqarta që po hetohen nga policia.
I riu i plagosur është Daniel Begu 23 vjeç, banues në Tiranë, raporton noa.al.
Policia tha se djaloshi është plagosur pasi është qëlluar me një kaçavidë në afërsi të Saukut.
Ngjarja është regjistruar pas mesnatës duke gdhirë dita e sotmr pranë një hoteli, në Sauk ku persona të paidentifikuar kanë goditur me kaçavidë në shpatull të riun Daniel Begu, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
Dyshohet se djali i plagosur u përball me autorët në një pritë të ngritur prej tyre, për arsye ende të paqarta.
/a.r