Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shkruajtur një fjali në faqen e tij zyrtare në facebook, mirëpo një fjali që duket më shumë si një status i atyre faqeve që kërkojnë të rrisin interaktivitetin e tyre në rrjete sociale.
Basha i kërkon ndjekësve të tij, por jo vetëm, që nëse janë të lodhur nga 8 vitet e Ramës dhe duan ndryshim, të shkruajnë në koment “ndryshim”.
Me këtë kërkesë stafi i kryetarit të PD kërkon të shohë edhe reagimin qytetar dhe t’u masë “tensionin” njerëzve, nëse janë apo jo të pakënaqur dhe sa janë që kërkojnë ndryshimin.
“Pas 8 vitesh të Ramës, a e doni ndryshimin në Shqipëri? Nëse po- shkruaj “ndryshim” në koment”, shkruan Basha.
Me sa duket i ka ardhur ne “maje te hundes” me kompanite e sondazheve qe e nxjerrin gjithnje ne humbje, teksa ka marre ne “dore” vete sondazhet permes rrjetit social!
/a.r
Jo