Për herë të parë në Shqipëri do të mbërrijë vaksina anti-covid e AstraZeneca-s.
Lajmi konfirmohet nga Kryeministri Edi Rama, i cili thotë se të premten pritet të mbërrijë një sasi e konsiderueshme dozash.
“Lajm i mirë! Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve” – shkruan Edi Rama.
Kujtojmë se që nga marrja e dozave të para, në Shqipëri janë kryer 21,613 vaksinime deri më sot dhe vetëm me Pfizer.
/a.r