Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë i ftuar aktori i humori dhe moderatori i emisionit investigativ “Stop” Gentian Zenelaj. Gjatë intervistës ai ka folur edhe për sfidat me të cilat është përballur gjatë këtyre muajve të vështira pandemie.
Ai u infektua nga covidi dhe virusi i preku gati 55% të mushkërive. Mendimet se mund ti linte fëmijët në një moment shumë të vështirë, ishin prezente në ato ditë të vështira lufte me virusin e pabesë, virusin që i mori edhe njeriun e shtrenjtë, babain.
Gentian Zenelaj: Ka qenë periudha më e vështirë e jetës sime më beso.
Rudina Magjistari: Kjo është fotoja që ke shpërndarë nga spitali, sepse ti u shtrove disa ditë në spital apo jo?
Gentian Zenelaj: Është hera e parë që po e bëj publike. Këtë foto unë e kam bërë gjatë ditëve që kurohesha, por nuk e nxirrja sepse nuk isha akoma i sigurt nëse do ia dilja sepse prekja e mushkërive të mia ishte deri në 55%. Nuk isha i sigurt nëse do ia dilja, ka qenë një periudhë që kisha shumë frikë për familjarët e mi, për fëmijët, për veten. Jam matur shumë dhe këtë foto e kam nxjerrë ditën që kam dalë nga spitali. Kjo është një foto gjatë periudhës që po kurohesha. Në momentin që unë u negativizova dhe doktori më tha do dalësh nesër, aty isha pak më i qetë, sepse vinin lajme, mesazhe, shikoja informacione të ndryshme dhe frika ishe shumë e madhe.
/a.r