Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me përfaqësues të Forumit Rinor Eurosocialist tha se të rinjtë janë gjeneratori i kësaj force në listat e 25 prillit.
“Nëse shumica e listës sonë janë të rinj, shumica e listës që kemi përballë janë fosile. Ne nuk kemi PD-në përballë, kemi kryetarin e PR-së, kryetarin e PDK-së, kryetarin e PDIU-së, kryetarin e PBDNJ-së, pra kryetarë të partive pa anëtarë”.
Veliaj u ndal tek taksa progresive, e cila sipas drejtuesit politik të PS për Tiranën, ndihmon të rinjtë, ndërsa taksa e sheshtë e demokratëve është rëndesë për ta.
“Shumica e të rinjve nuk e nisin punën me rrogë 2 milion e gjysmë lek. Të rinjtë e fillojnë me një pagë minimale. Tani që paga minimale do të bëhet 400 mijë lekë, me programin tonë të ri dhe në mandatin tonë të ardhshëm, taksa për këtë fashë do të jetë sërish zero”.
Sipas Veliajt temat që përqafon e majta dhe që i ka në doktrinën e vet janë thellësisht të ndjeshme për rininë.
/a.r