Nga Elbasani, ambasadorja amerikane komentoi sërish kandidatët në listat e partive politike, teksa u shpreh se shumica e tyre i kanë marrë parasysh kërkesat e SHBA.
Pa e përmendur me emër, Yuri Kim u ndal në rastin e Tom Doshit duke u shprehur se “fakti që një kandidat nuk është dënuar në Shqipëri, kjo vjen nga boshllëqet e ligjit shqiptar”.
Ajo apeloi ndaj atyre që tentojnë të blejnë vota duke theksuar se: “Ju po shkelni ligjin dhe po turpëroni nderin tuaj”, shkruan JavaNews.al
“Kjo është një javë e rëndëishme pasi partitë kanë dorëzuar listat. Në të shkuarën gara në Elbasan ka qenë e rëndësishme ndaj vendosa të vija këtu që ta shihja vetë situatën dhe të flisja vetë me njerëzit. SHBA e ka bërë të qartë pritshmërinë për kandidatë të pastër. Është thelbësore që liderët të marrin përgjegjësi që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar. E di që disa njerëz do të thonë ‘po ai është i përcaktuar nga ligjet e SHBA, por nuk është i denuar nga ndonjë gjykatë”…
Në fakt njerëzit me logjikë të thjeshtë duhet ta kuptonin se kjo nuk vjen pse s’ka fakte, por për shkak të boshllëqeve të ligjit shqiptar. Gjithashtu kjo ka të bëjë me faktin se nëse Sekretari i Shtetit ka përcaktuar se ky person përbën rrezik për sigurinë e SHBA, qytetarët shqiptarë duhet të mendojnë nëse përbën kërcënim edhe për ta. Ka tre persona që Sekretari i SHBA ka përcaktuar.
Nuk do t’ua them emrat me gojën time, por mund të shihni dhe t’i gjeni vetë. Për çështjen e listave më lejoni t’ju them se këndvështrimi i SHBA është shumë i qartë. Mendoj që partitë e kanë marrë këtë gjë në konsideratë. Jo të gjitha, por pjesa më e madhe e tyre” – tha Yuri Kim.
Kujtojmë se tre personat të cilëve iu referohet ambasadorja amerikane janë Tom Doshi, Vangjush Dako dhe Adriatik Llalla. SHBA u ka ndaluar hyrjen e përhershme në territorin amerikan edhe familjeve të tyre.
/JavaNews/a.r