Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 2.888 testime, prej të cilëve rezultojnë 529 raste pozitive. Ndërkohë autoritetet në Kosovë sqarojnë se brenda 24 orëve janë raportuar 6 humbje jete nga Covid.
Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (78, 62 vjeç), Drenas 1 rast (65 vjeç), Gjilan 1 rast (86 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (77 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 74.748 raste nga 341.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.674 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.091.
/a.r