Një ditë pas zyrtarizimit të listave për kandidatë e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, mësohet se në degën e selisë blu në Vlorë ka pasur konflikte për listat e kandidatëve.
Burime për A2 bëjnë me dije se drejtuesi demokrat për Qarkun e Vlorës Bujar Leskaj ka dhënë dorëheqjen, ndërkohë që mësohet se në qytetin bregdetar ka mbërritur edhe Agron Kuliçi.
Anëtarët e kryesisë së PD në Vlorë, thanë pas mbledhjes se Leskaj e ka dhënë dorëheqjen që dje. Ndërkohë selia blu e mohon një gjë të tillë. Burimet nga PD Vlorë bëjne me dije se Leskaj pretendon qe Basha ka shitur te gjithe vendet per deputet ne Vlore dhe ai ka mbetur vetem i pari i qarkut pa asnje vlonjat tjeter ne liste. Per kete arsye eshte dorehequr.