Kryeministri Edi Rama ka replikuar ashpër sot me një gazetare teksa u pyet për renditjen e Fatmir Xhafajt në vendin e 23 në listën e kandidatëve të Tiranës.
Ai tha se opozita dhe mediat pranë saj po shqetësohen për një politikan që nga Berisha, Basha, Kryemadhi dhe Meta është sulmuar si kafshë përtej çdo limiti.
“Është shqetësuese që “Syri.net” dhe “Neti.sy” me të katërt sytë qenka mërzitur kaq shumë. Që nga syri i Saliut, te ai i Lulit, Ilirit dhe Monikës.
Ata tani janë shqetësuar pse PS nuk po e konsideron një vlerë kaq të madhe dhe personin kyç të reformës në drejtësi, ndërkohë që atij njeriu nuk kanë lënë gjë pa i bërë duke shkuar përtej çdo limiti moral, etik dhe njerëzor. E kanë sulmuar si kafshë.
Tani menjëherë ndihen të lënduar flasin në emër të opinionit që qenka lënduar. Njerëzit duhet ta mbajnë parasysh këtë gjë. Çfarë halli kanë këta, se do humbasë Partia Socialiste se iu dobësua skuadra? Meqë më pyetët, Fatmir Xhafaj e ka pranuar sfidën për të kontribuar për skuadrën duke bërë një përpjekj për të thyer listën. Kontributi i tij do të jetë i paçmueshëm “ – tha Edi Rama sot.
/javanews/a.r