Një emër tjetër i njohur në Partinë Socialiste nuk do të jetë më në listat e kandidatëve për deputetë të PS. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar largimin e Eglantina Gjermenit, e cila ka qenë ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në mandatin e parë të qeverisë Rama. Në mesazhin e Kryeministrisë thuhet ndër të tjera se se Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni, sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri.
“Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni”, thuhet në mesazhin e Kryeministrisë./a.p