Java e parë e Marsit mban rekord viktimash për shkak të Covid-19 në më shumë se 11 muaj pandemi në Shqipëri. Krahasuar me javën e parë të Dhjetorit kur kishim edhe pikun e valës së dytë të Covid me 112 viktima në Shqipëri, java e parë e Marsit shënon 122 viktima.
Me shqetësim shihet humbja e jetëve tek grupmoshat e reja. Po ashtu edhe numri i të infektaurve mbetet i lartë gjatë kësaj jave. Por krahasuar me javën e parë të Shkurtit kemi ulje të rasteve të infektimeve.
Nëse javën e parë të Shkurtit në vend kishim mbi 7200 të infektuar, kjo javë ka pësuar një ulje të inefktimeve. Në vend janë regjistruar afro 5 mijë të infektuar.
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se shkak i kësaj situate janë qarkullimi i varianteve të reja të Covid, atij britanik dhe të Afrikës së Jugut të cilët kanë një përhapje dhe agresivitet më të madh.
Megjthatë, ekspertët thonë se vala e tretë e Covid në Shqipëri, pikun e ka pasur në mes të muajit Shkurt.
/a.r