Koronavirusi në Greqi/ Konfirmohen 2 301 raste të reja dhe 41 vdekje në 24 orët e fundit

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi konfirmoi sot se janë 2 301 raste të reja të regjistruara  në 24 orët e fundit, nga të cilat 14 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 203 978. Bazuar në rastet e konfirmuara në 7 ditëve të fundit, 72 konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 3 231 kanë të bëjnë me raste tashmë të njohura.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 41, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6 705 vdekje.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 452.  Që nga fillimi i pandemisë, 1 403 pacientë janë larguar  nga ICU.

Pranimet  e pacientëve të rinj me Covid-19 në spitalet e territorit janë 356. Pranimi mesatar shtatë ditësh është 337 pacientë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com