Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj i është përgjigjur udhëheqësit të fushatës së PD në këtë qark, Helidon Bushatit, i cili gjatë një interviste një ditë më parë për Report Tv e pyeti Beqajn se ‘ku e gjen kurajon për të kërkuar votën e shqiptarëve?’
Beqaj shprehet se një nga arsyet që kërkon votëbesimin në zgjedhjet e 25 prillit nga Shkodra, është se në kohën kur drejtonte ministrinë e Shëndetësisë, transformoi rrënjësisht spitalin rajonal.
“I dashur Helidon Bushati. Kurajon për të kërkuar votën për Partinë Socialiste në Shkodër, midis të tjerash e gjej te transformimi rrënjësor i ndodhur në Spitalin Rajonal të Shkodrës në përiudhën që kam kryer detyrën e ministrit të Shëndetësisë të qeverisë së Partisë Socialiste”, shkruan Beqaj.
Një ditë më parë,Helidon Bushati u shpreh për gazetarin Ergys Kavaja se Partia Socialiste ka diskriminuar Shkodrën, duke bërë pseudoinvestime vetëm për efekte elektorale.
Qarku i Shkodrës njihet si bastion i së djathtës, por në zgjedhjet e 2017 PD mori vetëm 5 mandate, 4 PS dhe 1 PSD e Tom Doshit që u bashkua me PS. Një mandat e mori LSI por që në 2017 nuk ishte në koalicion me PD.
g.kosovari