Pasi sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi të mërkurën se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë sprova “më e madhe gjeopolitike” e shekullit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se SHBA-të do të bashkëpunojnë ngushtë me Shqipërinë dhe aleatët për të mbrojtur interesat e përbashkëta.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadorja Kim thotë se Kina nuk duhet lejuar që të sfidojë sistemin e qëndrueshëm ndërkombëtar.
“Nuk duhet ta lejojmë Kinën të sfidojë sistemin e qëndrueshëm dhe të hapur ndërkombëtar – rregullat, vlerat dhe marrëdhëniet që e bëjnë këtë botë të punojmë ashtu siç dëshirojmë. SHBA do të punojë me Shqipërinë dhe aleatë të tjerë e partnerë për vlerat, interesat tona dhe të ardhmen tonë”, shkruan Yuri Kim duke postuar edhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit.
We must not allow China to challenge the stable & open international system – rules, values & relationships that make the 🌍 work the way we want it to. 🇺🇸 will work with 🇦🇱 & others allies & partners to stand up for our values, our interests, our future. https://t.co/BSuhEa3qhu
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 5, 2021
g.kosovari