Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar qytetarë e biznese në njësinë nr.9 në Tiranë teksa Shqipëria ndodhet 50 ditë larg zgjedhjeve të 25 prillit.
Lideri demokrat i ka siguruar qytetarët se ai dhe opozita nuk vijnë me premtime, por me plan pune, dhe ai u jep fjalën se të gjitha angazhimet e programit të prezantuar deri më tani do të mbahen.
Nga ana tjetër gjithashtu ka theksuar edhe njëherë disa nga angazhimet që janë pjesë e programit elektoral, si rritjen e pensioneve, uljen e energjisë, rimbursim të ilaçeve sipas diagnozës etj.
BASHKËBISEDIMI I BASHËS ME QYTETARËT
Lulzim Basha: Përshëndetje, si të kam?
Qytetari: Përshëndetje! Mirë se erdhe!
Lulzim Basha: Me këmbën e mbarë thuaj.
Qytetari: Me këmbën e mbarë, me këmbën e…
Lulzim Basha: Si je me shëndet?
Qytetari: Mirë si je ti?
Lulzim Basha: Përshëndetje zonjë! Si jeni?
Qytetari: Si jeni?
Lulzim Basha: Si kaloni? Si i keni punët?
Qytetari: Vetëm shëndetin kemi. Shyqyr Zotit deri në këtë moment edhe…
Lulzim Basha: Shyqyr Zotit! Keni ruajtur veten besoj.
Qytetari: Po për Zotin jam munduar kështu me vështirësitë më të mëdhaja…
Lulzim Basha: Apo s’keni pasur dhe shumë kontakt me njerëzit, se dyqani bosh?
Qytetari: Dyqani bosh, njerëz s’ka, gjë jo, çfarë të bëjmë?!
Lulzim Basha: Keni fëmijë?
Qytetari: Po kemi 2 fëmijë.
Lulzim Basha: T’i keni me jetë!
Qytetari: Një vajzë dhe një djalë.
Lulzim Basha: Burrë e grua besoj?
Qytetari: Po, po.
Lulzim Basha: Sa kohë e keni këtë dyqan?
Qytetari: Ka nja 2 vite dyqani këtu. Kam punuar nja 7 vite tek treni, po situata po shkon shumë keq. Tani nuk është se me hedh kështu, është bërë jashtëzakonisht dramatike.
Lulzim Basha: Pa diskutim që po!
Qytetari: Po paguajmë për fëmijët, po paguajmë për gjithçka. Dalim në 6 të mëngjesit shkojmë në 10 të darkës, nuk ka, domethënë asnjë gjë në këtë vend. Ka mbaruar! Pavarësisht se ne me pas shkollë, ndoshta do merresha me ndonjë punë tjetër, tani ne këtë kemi zgjedh, këtë po mundohemi që të… Është problem, është shumë. Në momentin që shteti, domethënë nuk i kërkojë asnjë gjë, të paktën të më lërë në hallet e mia. Unë jam kryefamiljarë, ushqej dy kalamajtë e mi, edhe gruan tani, se kjo do merret me fëmijët më shumë. Tani fëmijët janë, lajnë, jo kështu, jo shkolla, jo kopshti, jo…
Lulzim Basha: Problemi kryesor është që, ju po e bëni detyrën tuaj si prindër. Shpresoj ata fëmijë po j’ua shpërblejë sakrificën. I vetmi që s’po bën detyrën, është kryeministri dhe qeveria.
Qytetarja: Urojmë që ti të jesh, domethënë që të presim nga ty ditë më të mira. Të presim ditë me diell, jo ato ditë që kaluam ose që po kalojmë tani vështirësi të mëdha.
Lulzim Basha: Të falënderojë nga zemra!
Qytetari: Shumë u bënë 8 vite, shumë u bënë. Nuk durohet më shumë.
Lulzim Basha: 8 vite!
Qytetari: Shumë, shumë!
Lulzim Basha: 8 vite e njëjta histori.
Qytetarja: Urojmë që të jesh kryeministri i së ardhmes dhe të jesh një shembull për Shqipërinë.
Lulzim Basha: Dhe unë ju garantojë që nuk do ju zhgënjeheni. Mrekulli nuk ju premtoj, normalitet, do t’ju kthej shtetin, do ta kthejë administratën në funksionin tuaj, që në vend që t’ju terrorizojnë e t’ju shkatërrojë, t’ju vijë në ndihmë sadopak që të punoni, të jeni të lirë të punoni. Shteti ka për detyrë të garantojë ligj, siguri, barazi, konkurrencë, dinjitet.
Qytetari: Ajo është mbi të gjitha.
Lulzim Basha: Trajtim të barabartë dhe konkurrencë.
Qytetari: Shumë faleminderit! Ishallah…
Lulzim Basha: Natyrisht edhe për të gjithë bizneset që janë goditur nga pandemia kemi një plan për t’ju ardhur në ndihmë. Në shtator e shpallëm këtë plan me shpresën që kjo qeveri në ikje do ta merrte dhe do t’ju vinte në ndihmë. E keni parë, në vend që t’i ndihmojë njerëzit, gjithë paratë e shqiptarëve i ka çuar tek një grusht oligarkësh dhe tek ortakët e vet.
Qytetari: Ato në televizor po i ndjekim gjatë gjithë kohës.
Lulzim Basha: Por unë ju shoh që jeni të qartë. Kudo që shkojë, kudo që eci, njerëzit janë të qartë.
Qytetarja: Patjetër që po.
Lulzim Basha: Ka 8 vite dështimi, 8 vite premtime të pa mbajtura, e kanë sjell Shqipërinë në këtë pikë. Më 25 prill vjen dita t’i japim faturën, ta largojmë që të fitojë Shqipëria, të fitoni ju, të fitojnë familjet tuaja.
Qytetari: Në emër të Zotit, do të jemi të gjithë.
Lulzim Basha: Të lumtë goja! Faleminderit! Ju falënderoj për mbështetjen!
Qytetari: Mirupafshim!
Lulzim Basha: A mbarove punë?
Qytetari: Po mbarova kryetar. Si je ti?
Lulzim Basha: Si je? Si kalon?
Qytetari: Mirë
Lulzim Basha: A u lodhe?
Qytetari: Çka. Si je ti?
Lulzim Basha: Familja si është?
Qytetari: Faleminderit nga zoti deri tani mirë
Lulzim Basha: Punët si po të shkojnë?
Qytetari: Po si të gjithë shqiptarët. Mos e pyet
Lulzim Basha: Dobët?
Qytetari: Më dobët s’ka, po çfarë të bëjmë tani?!
Lulzim Basha: Çfarë të bëjmë? Të bëhemi të gjithë bashkë dhe në 25 Prill t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.
Qytetari: Ishallah edhe premtimet që jepen para të mbahen mbrapa se dhe kështu nuk shtyhet.
Lulzim Basha: Unë nuk vij me premtime, unë vij me plan pune.
Lulzim Basha: Në 25 Prill kemi ditën e betejës për familjet tuaja dhe për të gjithë Shqipërinë
Qytetari: Edhe ju mbarë Ishallah.
Lulzim Basha: Dhe pastaj keni fjalën time dhe zotimin tim që të gjitha angazhimet do ti bëjmë realitet.
Qytetari: Ishallah o zot
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra!
Qytetarja: Hë çfarë bëhet?
Lulzim Basha: Si je?
Qytetarja: Do fitojmë apo jo?
Lulzim Basha: Patjetër që po. Do të fitojë Shqipëria, do të fitoni ju, prindërit tanë, do të fitojë rinia. Patjetër që po. A e pe programin e pronarëve
Qytetarja: Tironsi, tirons ngelet.
Lulzim Basha: E pe programin me pronarët? Do t’i japim fund.
Qytetari: Fitore vetëm PD-së!
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra. Fitore për të gjithë!
Qytetarja: Fitore! Shqipëria do të fitojë!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Qytetarja: Shqipëria do të fitojë!
Lulzim Basha: Përshëndetje!
Qytetari: Përshëndetje!
Lulzim Basha: Si je?
Qytetari: Si gjithmonë. Ke ti z. Kryetar. Gjithmonë me ty jam
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra
Qytetari: Faleminderit shumë.
Lulzim Basha: Të jesh i fortë. Mos u dorëzo!
Qytetari: Po asnjëherë në botë.
Lulzim Basha: Sa më shpejt të fitojë Shqipëria , të fitojnë familjet tuaja, të fitojnë të gjithë.
Qytetari: Po patjetër. Na e morri shpirtin ky, na morri na e piu gjakun. Na e piu gjakun
Lulzim Basha: Pensionist je?
Qytetari: Pensionist jam. Këtu e kam shtëpinë, legalizimet nuk s’na i dha, na gënjeu. Tëra të zezat na i ka bërë.
Lulzim Basha: Ju kanë harruar, ju kanë braktisur
Qytetari: Tëra, të gjitha të zezat.
Lulzim Basha: Çmimet janë rritur.
Qytetari: Pa tavan, pa tavan.
Lulzim Basha: Pensionet me pikatore
Qytetari: Skandal, skandal!
Lulzim Basha: e gjithë sakrificat që keni bërë, gjithë jetën tuaj.
Qytetari: 46 vjet punë me tren kam unë, me trenat këtu.
Lulzim Basha: E di, e di.
Qytetari: Që e prishën trenin këtu.
Lulzim Basha: Prandaj kemi bërë atë plan që t’ju vijmë në ndihmë.
Qytetari: Hajde sa më shpejt.
Lulzim Basha: Prindërve tanë, që keni bërë sakrifica për ne.
Qytetari: Hajde sa më shpejt, të vish sa më shpejt.
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra!
Qytetari: Edhe unë.
Lulzim Basha: Të gjithë bashkë! Faleminderit!
Lulzim Basha: Përshëndetje si jeni?
Qytetarja: Përshëndetje! Ju uroj gjithë të mirat!
Lulzim Basha: Si jeni më shëndet?
Lulzim Basha: Përshëndetje si jeni?
Qytetari: Përshëndetje!
Qytetarja: Mirë, si pensioniste mbahemi një çik si me siklet.
Lulzim Basha: E di.
Qytetarja: Pensionimet me një fjalë, unë kam parë edhe programin tuaj, pensionet janë fare minimale, pjesa më e madhe e pensioneve është 160 mijë që është maksimumi dhe 80 mijë janë ata që janë nën nivelin deti dhe po të bësh llogaritje ai i bie 1000 lekë energji në ditë, 200 lekë ujësjellësi, 300 lekë telefoni, për të blerë për të pirë një çaj dhe një kafe bëhen 2600 lekë në ditë pra në këtë minimum jetik ai nuk mund të jetojë më. S’ka lekë as për ilaçe, as për të blerë sapun as për të blerë një maskë. Covid i mbyti njerëzit, thotë vendosni…mbani distancë ku mund ta blejë ai pensionit dhe ai tjetri që merr 160 mijë lekë në muaj, i takon që të blejë një bukë 300 lekëshe, të blejë një shishe ujë 500 lekësh dhe i teprojnë 1500 lekë të blejë ilaçe. Të marri sapun për të larë apo për të marrë ndonjë detergjent apo të blejë ndonjë zarzavate e merr me mend se ku ka shkuar.
Qytetarja: Unë i bëj thirrje të gjithë pensionistëve që të votojnë për Lulzim Bashën. Ta përmbysim këtë qeveri me një fjalë.
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra.
Qytetarja: Të falënderoj edhe për ne pronarët se na vjen keq që na thonë ish pronarët që me ligjin që keni vendosur. Ju përshëndes.
Lulzim Basha: Më vjen shumë mirë që e ke ndjekur programin tonë edhe për pronarët edhe për pensionistët nuk do t’ju harrojmë përkundrazi gjithë këto tetë vite që ju kanë lënë me një pension me pikatore është rritur pensionin ndërkohë që çmimet janë rritur. Ne do të vendosim një politikë e cila do e rrisë pensionin minimalisht dyfishin rritjen e çmimit pra të inflacionit, të normës së inflacionit dhe jo më pak se 5% e para, e dyta do ju vendosim atë fashën mbrojtëse për energjinë ku çmimi do të ulet për 300 kw/h orëshin e parë për muaj, e treta rimbursimin do të bëhet sipas diagnozës që të mos nxirrni lekë nga xhepi për të pagua ilaçet. Pra do të marrim masa konkrete për t’ju ardhur në ndihmë se e dimë që keni harxhuar gjithë jetën me sakrifica për të na rritur ne dhe sot nuk keni vendin që meritoni në shoqëri, do bëjmë gjithçka.
Qytetarja: Zoti j‘ua shpërbleftë edhe ishalla me fitore.
Lulzim Basha: Faleminderit! Të gjithë bashkë me 25 prill.
Qytetari: Desha t’ju thoja një dy fjalë sepse çështjen e pensionistëve e vërtetoi më mirë kjo pandemia se sa e vështirë ishte për ta përballuar këtë situatë prandaj është gjëja më e mirë që keni premtuar edhe veçanërisht sidomos, unë nuk jam…. ata të minierave të naftës e të tjerë se ky njeri po bën biznes me vdekjen.
Lulzim Basha: Edhe me varfërinë.
Qytetari: Ky nuk po investon për pandeminë por po investon indirekt që të vdesin njerëz edhe këtë unë nuk e them për inat të atij por e them për realitet, po vdesin të rinjtë e jo më të vjetrit, prandaj është gjë shumë e mirë. Unë do të lutesha shumë të të thoja edhe një dy fjalë jashtë kësaj teme..
Lulzim Basha: Patjetër!
Qytetari: Sepse ky po rrënon Shqipërinë. Bujqësinë jo, Arsimin jo, biznesin e vogël jo. Veçanërisht unë jam i interesuar për kulturën. Ka 3 vjet që unë ndjek teatrin.
Lulzim Basha: Po.
Qytetari: Çështja e teatrit nuk është vetëm kombëtare por është edhe ndërkombëtare edhe përtej atlantikut.
Lulzim Basha: Absolutisht.
Qytetari: Unë do të doja që ju si person edhe si parti ta trajtoni çështjen e teatrit sepse ata janë njerëz të sprovuar.
Lulzim Basha: Për kulturën dhe për artin në tërësi…
Qytetari: Bëni dhe një ndoshta një mbledhje me artistët, ata e meritojnë.
Lulzim Basha: Po. Kulturën dhe artin në tërësi…
Qytetari: Se ajo është kolonë. Më fal. Ajo është një nga 3 kolonat që mban kombin gjallë.
Lulzim Basha: Është kolona e shpirtit.
Qytetari: Po pra, kemi nevojë për të ngrënë po kemi nevojë edhe për kulturë.
Lulzim Basha: Është trupi, është shpirti, është mendja. Më dëgjo 2 minuta tani.
Qytetari: Po!
Lulzim Basha: Është trupi, është shpirti, është dhe mendja, e ti po flet për kulturën po flet për shpirtin. Ne për kulturën kemi një program për ti mbështet artistët duke i dhënë një status të veçantë të gjithë atyre individëve që merren me art që merren me kulturë. Për të ndihmuar përmes disa masave, quhen defiskalizim që të gjithë edhe shteti, edhe sipërmarrja të sponsorizojnë artin e kulturën, po së pari shteti të bëjë detyrën e vet që buxheti për artin dhe kulturën të shkojë drejt normave europiane, të paktën të shkojë tek normat e rajonit, se jemi shumë më poshtë. Për teatrin ajo firmë që kam hedhur asaj do ti qëndroj.
Qytetari: kam qenë prezent aty.
Lulzim Basha: Teatri do të ndërtohet siç ishte aty ku ishte.
Qytetari: Bravo, të lumtë.
Lulzim Basha: Përshëndetje.
Qytetari: Përshëndetje.
Lulzim Basha: Si jeni? Përshëndetje. A jeni mirë? I fortë? Përshëndetje.
Qytetari: si jeni , si ja çon?
Lulzim Basha: si kalon?
Qytetari: Çfarë bëre?
Lulzim Basha: Si jeni?
Qytetari: Mirë.
Lulzim Basha: Si jeni me shëndet?
Qytetari: Mirë, mirë
Lulzim Basha: Si i keni punët? Bosh dyqani? Do bëhet më mirë apo jo?
Qytetari: Po, po.
Lulzim Basha: të përshëndes.
Qytetari: të gjithë të mirat.
Lulzim Basha: Faleminderit, mirupafshim. Si jeni?
Qytetarja: Të ruajt zoti familjarisht.
Lulzim Basha: Edhe ty , faleminderit bashkë me ty.
Qytetarja: Por dhe për një gjë më vjen keq se jemi populli i vogël dhe papunësia na vret të gjithëve.
Lulzim Basha: Ashtu është.
Qytetarja: Ne nuk jena njerëz, njerëzit kanë harmoni, a më kupton?
Lulzim Basha: Ashtu është.
Qytetarja: Unë jam 57 vjeçe pa punë, pa të ardhura, pa asnjë lloj gjëje, nuk është gjynah?
Lulzim Basha: Është krim.
Qytetarja: Si do të bëhet halli jonë?
Lulzim Basha: Të gjithë familjet dhe të gjithë individët kanë nevoja për ndihmë ekonomike.
Qytetarja: Unë dua punë se pension dua dhe 10 vjet, po puna është se nuk vdes prej zotit vdes prej hallit e nga robi. A dëgjove? Prandaj dua një drejtësi për vetën time. Të dua fort!
Lulzim Basha: Asnjë s’kemi për të lënë mbas dore.
Qytetarja: Amin, të ruajt zoti.
Lulzim Basha: Sot kemi një qeveri që mendon vetëm për vete.
Qytetari: Amin, të ruajt Zoti.
Lulzim Basha: më 25 Prill të bëhemi të gjithë bashkë dhe do keni një qeveri që do punojë për ju
Qytetari: Amin, të ruajt Zoti.
Lulzim Basha: Faleminderit! Bashkë me ju! Përshëndetje!
Qytetari: Ti ke për ta marrë. Ti do jesh njësh për neve.
Lulzim Basha: Faleminderit! Faleminderit! Si kaloni?
Qytetari: Mirë.
Lulzim Basha: Studentë jeni?
Qytetari: Studentë.
Lulzim Basha: çfarë studioni?
Qytetari: Student i Fakultetit të Drejtësisë
Lulzim Basha: Po ju?
Qytetari: Student e fakultetit të Bujqësorit
Lulzim Basha: Shumë mirë. Çfarë viti?
Qytetari: Unë jam viti i 5, i fundit.
Lulzim Basha: Po ti?
Qytetari: Unë jam viti i 2 Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Problematika të mëdha me mësimin online. Ja tani problematikë me internetin, problematika me provimet të cilat sapo i mbaruam por kemi pasur edhe nga miqtë tanë ankesa të shumta si mungesë të energjisë elektrike, paketat e internetit nuk kemi mbështetje fare nga… nuk na subvencionojnë fare
Lulzim Basha: Kushtojnë shumë…
Qytetari: Karta e Studentit e cila duhet të ishte në mbështetjen tonë por aktualisht është thjesht një mashtrim i shkeljeve të ligjit dhe nuk ofron asgjë
Qytetari: Janë shumë problematike kryesisht tarifat e mastarit. Janë goxha të larta dhe ka studentë që janë vërtet studentë ekselent edhe nuk kanë mundësi që të vazhdojnë si nga ana e familjes, duhet patjetër të ketë një mik që të hyjë ose të paktën ta bëjë, të vazhdojë mastarin sepse paralizohet vetëm nga tarifa e mastarit.
Lulzim Basha: Sigurisht!
Qytetari: Mund të jetë ekselent, me mesatare shumë të lartë edhe paralizohet vetëm nga tarifa e mastarit që për mua personalisht duhet të paktën të përgjysmohet, jo vetëm të reduktohet por të paktën të përgjysmohet.
Lulzim Basha: Tani që kur ka filluar problemi me ligjin e arsimit të lartë ne kemi ngritur një grup pune me studentë, me pedagogë, me specialistët më të mirë dhe kemi bërë.. plani i parë, programi i parë që kemi përfunduar është plani për arsimin e lartë. Konkretisht për tarifat që përmende, ne kemi dalë me një propozim i cili sot është pjesë e planit që do ta zbatojmë mbas 25 Prillit. Cili është ky plan? Të gjithë studentet dhe studentët që vijnë nga familje me nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj të ardhura do të përfitojnë 100 % subvencionim të tarifës. Dhe ju siguroj që fatura totale është një fraksion i shumave që vjedh dhe shpërdoron kjo qeveri me oligarkët dhe me ortakët e vetë. Një tjetër pjesë e financave do të shkojë për të modernizuar infrastrukturën mësimore, laboratorët, mësimin online i cili është i nevojshëm jo vetëm në kohë pandemie, pra digjitalizimin në tërësi, si dhe për kushtet e jetës së studentëve në tërësi dhe studentëve ne gjendje të vështirë ekonomike në veçanti. Pra plani ynë për arsimin është i plotë dhe është bërë në konsultim me ju, me përfaqësuesit tuaj, me pedagogët dhe ka për qëllim që arsimin e lartë ta nxjerrë nga prapambetja 8 vjeçare ku e futi kjo qeveri dhe ky kryeministër. Ajo që na duhet është që ashtu siç u ngritët para dy vitesh të bëheni prapë bashkë, të bëhemi të gjithë bashkë në 25 Prill për ndryshimin dhe do fitojnë të gjithë studentët shqiptarë, të gjithë pa dallim. Ju jeni forca, energjia dhe shpresa e këtij kombi dhe në momentet më historike ju e keni bërë ndryshimin. Fytyra e ndryshimit është fytyra juaj. Të gjitha vështirësitë që më përmendët i has kudo, ditë për ditë më besoni të njëjtën gjë më thonë. Nuk funksionon mësimi online, paratë I paguajmë për tarifa shërbim nuk marrim.
Qytetari: Shumë e vërtet. Jemi gjendur të pa përgatitur, trajnimi nuk ka..
Lulzim Basha: Nuk ka si të jetë ndryshe. Me një qeveri dhe kryeministër që mendon vetëm për veten e vetë dhe që u përgjigj thirrjeve dhe kauzave të drejta të studentëve me cinizëm me arrogancë dhe me mashtrime. Ndaj ka ardhur koha për ndryshim. 8 vjet premtime të pa mbajtura, 8 vjet përkeqësim, 8 vjet arrogancë, 8 vjet varfëri duhet ti japim fund më 25 prill. Unë zotohem për një gjë. Në qoftë se këto angazhime, nuk janë premtime por angazhime, pjesë të një plani që ju thash në rastin tuaj ka më shumë se dy vjet që po e përgatisim, nuk i mbaj atëherë nuk vij t’ju kërkoj mandat tjetër, nuk vij të kërkoj prapë votë te ju. Të gjitha këto plani i kemi bërë me qëllimin që ti realizojmë brenda mandatit të parë. Dhe një nga veprimet e para do të jetë ligji i ri për arsimin e lartë sepse pa mundësuar vënien në lëvizje të potencialit të rinis asgjë tjetër nuk do lëviz. Ju jeni shpresa. Ju jeni lokomotiva e shoqërisë . Ju do më keni në krah mua dhe qeverinë e pas 25 prillit.
Qytetari: Të gjithë po na largohen.
Lulzim Basha: Është katastrofë kombëtare.
Qytetari: Shokët po na largohen.
Lulzim Basha: Emigracioni është katastrofë kombëtare.
Qytetari: Është shumë e vërtet. Unë personalisht si studente e fakultetit të bujqësorit që kam një degë shumë të mirë nuk e shikoj veten time këtu. Nuk e shikoj për të vetmen arsye se nuk ka treg pune. Nesër pasnesër unë kam një profesion dhe unë nuk e shohë vetën time që nesër pasnesër të hap një klinik të timen, apo të hap një farmaci timen, apo të hap qoftë një biznes timin të vogël ku unë të kem të ardhurat bazë.
Lulzim Basha: Kështu siç është situata ke të drejtë. Po unë po të them që plani për arsimin është pjesë e një programi tërësor. Nuk mbaron thjeshtë dhe vetëm me diplomimin tuaj. Prandaj kemi parashikuar trajnimin dual sipas modeleve perëndimor që po i përdor edhe rajoni. Pra praktika pune, se pa praktika pune si do futeni ju në tregun e punës. As juristët, as veterinerët, as zooteknikët, as agronomët, as mjekët prandaj kemi një pjesë të mirë të buxhetit që do ta çojmë për trajnimin dual. Një pjesë do ta çojmë për praktika ku 1 në 3 student që mbarojnë pra 10 mijë në vit do ti ofrohet praktikë e paguar nga buxheti i shtetit me qëllim që të integroheni në tregun e punës. Kur vjen fjala te tregu i punës pastaj në veçanti po flasim për fushën tënde sigurisht që s’ka treg sot. Si e ke emrin?
Qytetari: Doloreza.
Lulzim Basha: Doloreza si mund të ketë treg në të vetmin venë në botë që nuk i jep subvencione fermerit.
Qytetari: Shumë e vërtet.
Lulzim Basha: Si do vij fermeri të kërkoj ndihmën tënde ku s’paguan dot faturën. Ku në fakt investimi që bënë për prodhimet bujqësore apo për blegtorinë ai futet në borxh në vend që të dali me fitime dhe i kalben apo i hedh në kanal prodhimet. Prandaj kemi një paket masash për bujqësinë në tërësi, përfshirë blegtorinë, agrobiznesin, agropërpunimin sepse mundësitë e Shqipërisë në këtë fushë janë të jashtëzakonshme edhe për të ushqyer tregun vendas kur vazhdojmë të importojmë mallra dhe në fakt prodhimet tona na kalben edhe për të eksportuar, edhe për të përpunuar dhe për t’i dhënë fuqi turizmit, ekoturizmit por edhe turizmit në tërësi, të mbështetet te prodhimet shqiptare të cilat janë të një cilësie të jashtëzakonshme. Por për këtë duhet mbështetje për fermerin dhe paketa e mbështetjes direktë për fermerin me qeverinë tonë do të jetë 100 milion euro në vit, sipas prodhimit dynym për dynym dhe sipas krerëve që mbarështojnë. Normalisht kjo do krijojë tregun, do krijojë mundësinë se ata do kenë nevojë për ekspertizë, për mbështetje dhe synimi i këtyre subvencioneve është që ata të kenë mundësi që gjithçka, gjithë imputet, se ti je e fushës, fidanët, plehrat, pesticidet, farat dhe shërbimin, këshillimin e agronomëve, të veterinerëve, të zooteknikëve të kenë mundësi ta paguajnë me këto subvencione dhe të mos i bëhet kosto, të mos i bëhet pjesë e kostos. Në këtë mënyrë prodhimin e nxjerrim në një kosto më të ulët dhe më një çmim i cili ju siguron fitim dhe nga një cikël futje në borxh krijojnë një cikël fitimi. Pra, kthehen në sipërmarrje. Sot ata nuk mbajnë dot veten me bukë, futen në borxhe për të mbajtur veten me bukë dhe rinia ikën e punon. Shkojnë punojnë në Maqedoni, shkojnë punojnë në Greqi, kur në fakt mundësitë janë që të punojnë këtu dhe të marrin të ardhura edhe më të mira ose të paktën njësoj siç marrin atje. Pra, të gjitha janë të lidhura bashkë por e para dhe më kryesorja është që të kemi një qeveri që mendon për vendin, që e do vendin, që mendon për njerëzit, që i do njerëzit, që mendon për ju dhe për këtë ju garantoj. Nuk ju premtoj mrekullira, nuk ka mrekullira në planin tonë, as unë nuk premtoj mrekullira. Por, që kemi një plan pune të ndërtuar me kujdes, me konsultim me ekspertët më të mirë për dy vjet me radhë, këtë jua them me ballin lartë dhe ju angazhohem që në qoftë se nuk i plotësojmë këto angazhime, nuk vijmë t’ju kërkojmë një mandat tjetër. Prandaj, duhet të keni shpresë, duhet të keni besim se ju jeni forcat e gjalla të ndryshimit që po vjen dhe me 25 prill do të jemi të gjithë bashkë në kutinë e votimit për ta larguar këtë të keqe, për të sjellë ndryshimin dhe për të bërë të mundur pastaj që të gjitha këto plane të zbatohen, të fillojmë ti zbatojmë që nga dita e parë. Është plotësisht e mundshme, asgjë nuk na pengon. Vendet e tjera po e bëjnë, Maqedonia po e bën, Kosova po e bën. Shikojini fermerët atje me fermerët këtu.
Qytetari: Me rajonin mjafton të krahasohemi me asnjë tjetër.
Lulzim Basha: Vetëm me rajonin. Cili është problemi ? Problemi është ky kryeministër dhe kjo qeveri që për 8 vjet nuk mbajtën asnjë premtim dhe dështuan në të gjitha fushat. Jo se nuk i kishin mundësitë se për të harxhuar kanë harxhuar me qindra miliona euro të taksave të prindërve tuaj dhe jua kanë dhënë 5 vetave. Ky është ndryshimi. Unë do t’ju kthejë shtetin ju. Do t’ua kthej administratën ju, do t’ua kthej paratë qё paguani si taksa-pagues nё shërbime dhe nё investime pёr ju prandaj tё keni besim tё mos dorëzoheni dhe tё jemi bashkё edhe këto 50 ditё qё na ndajnë nga dita e ndryshimit ta bёjmё natën ditё nё veçanti ju si rini, pёr ti dhёnё shpresë dhe shqiptarëve kudo qё janë. 25 prilli do tё jetë dita e ndryshimit dhe dita e fitores pёr çdo shqiptar
Qytetari: Shpresojmë shumë, edhe ne, edhe ne si studentë edhe qoftë familjarët shpresojmë shumë qё 25 prilli tё jetë, tё jetë dita e ndryshimit tё madh sepse kjo qeveri duhet qё tё paktën aq sa kanё ndenjur këta nё pushtet dhe ne e kemi parё se çfarë kanё bёrё.
Lulzim Basha: Kur ke patur 8 vite kohë dhe s’ke bёrё asgjë mandat tё tretё kërkon vetёm pёr tё vazhduar tiraninë dhe vjedhjen. Ёshtё katastrofë pёr tё gjithё edhe pёr socialistët e kanё kuptuar tё gjithё. Ndërsa unё ju garantoj diçka tjetër, nё qoftë se nuk i mbaj angazhimet e mia nuk vij as tё kërkoj mandatin e dyta. Kjo ёshtё kultura e re politike qё duhet tё fusim bashkё me rininë shqiptare dhe mё e rëndësishmja t’ua hap rrugёn qё tё merrni nё dorë edhe ekonominë edhe vendimmarrjen sepse kjo ёshtё garancia mё e sigurt e Shqipërisë Europiane se nё qoftë se ka njё aspekt qё ёshtё tërësisht europian ёshtё rinia. Nё qoftë se ka njё shtyllë e shoqërisë qё ёshtё 100% europiane ёshtё rinia dhe misioni im ёshtё ti hap rrugё rinisё shqiptare . Ky ёshtё dhe investimi mё i rёndёsishёm pёr ta bёrё Shqipërinë si gjithё Europë qё do mё keni nё krah.
Qytetarët: Shumë faleminderit.
Lulzim Basha: Por duhet tё jeni tё gjithё nё krahë tё njeri-tjetrit qё nё 25 prill tё jetë dita e njё ndryshimi tё madh ku tё fitojnë tё gjithё e nё veçanti tё fitojё rinia dhe tё fitojnë studentët e Shqipërisë.
Qytetari: Edhe ne përkrahim programin qё na ndihmon dhe na jep shpresë nё kёtё vend.
Lulzim Basha: Faleminderit.
Qytetari: Suksese.
Lulzim Basha: Faleminderit, te përbashkëta.
Qytetari: Faleminderit, faleminderit.
Lulzim Basha: Faleminderit shumë, faleminderit ju.
Lulzim Basha: Përshëndetje, përshëndetje. Si tё kam a je mirё?
Qytetari: A tё ruajt zoti.
Lulzim Basha: Si jeni, a jeni mirё?
Qytetari: Shiko si ka ngel rruga Karl Gega
Lulzim Basha: Sigurisht, sigurisht, vetёm fasada.
Qytetari: Asnjё lloj investimi nuk ёshtё bёrё.
Qytetari: Suksese, suksese!
Lulzim Basha: Faleminderit, suksese tё përbashkëta. Mos mu mërzisni mos mu dorëzoni. Po vjen dita.
Qytetari: Jo, jo, as bohet fjalë.
Lulzim Basha: Përshëndetje, përshëndetje.
Qytetari: Përshëndetje.
Lulzim Basha: Si jeni?
Qytetari: Respekte:
Lulzim Basha: Përshëndetje, përshëndetje. Si i ke punët?
Qytetari: Vallahi me thёnё tё drejtën puna nuk ёshtё, puna ka rёnё gati 50-60%. Ne jemi nё pozicionin mё tё vështir me njё fjalë
Lulzim Basha: Mos u dorëzoni.
Qytetari: Jo, jo ne nuk dorëzohemi.
Lulzim Basha: 8 vjet jeni majtë, mos u dorëzoni tani.
Qytetari: Jo, në nuk dorëzohemi kurrë.
Lulzim Basha: Të gjithë bashkë.
Qytetari: Shumë faleminderit! Urime, ishalla!
Lulzim Basha: Derë më derë, deri me 25 Prill, votën në kuti dhe me 26 ta përcjellim të keqen.
Qytetari: Të lumtë goja!
Lulzim Basha: Faleminderit! Faleminderit!
Përshëndetje! Si jeni? Përshëndetje! Si jeni me shëndet? E para pyetje. Faleminderit, shyqyr zotit! Jeni banorë të këtij pallati?
Qytetari: Po, banorë të këtij pallati. Ka dal në gazeta që do shembet ky pallat për arsye tërmeti. Tani, çfarë transparence dhe çfarë është me neve këtu? Çfarë përgjigje ka?
Qytetari 2:Nuk kemi asnjë ndërtim.
Qytetari: Asnjë ankesë. Kush ka bërë ankesë këtu, të dali edhe të thotë. Në qoftë se ka transparencë për tu bërë një ndërtim atëherë të vijnë të na thonë. Këtu do bëhet ky ndërtim, ju banorët do merrni këtë gjë. Ju, do merrni do prisni një vjet, dy vjet.
Qytetari 3:Ky ka qenë që në kohën tuaj si kryetar bashkie. Ka qenë në plan rregullimi.
Lulzim Basha: Po.
Qytetari 3: Dhe kur ikët ju, mbaroi ajo punë.
Qytetari 4:A e keni parë more Tiranën?! Beton i gjallë është bërë Tirana, vetëm beton. Nuk ka gjë tjetër.
Lulzim Basha: Edhe kur kanë pas parqe, i kanë prish i kanë bërë beton.
Qytetari 4: Nuk ka turp, turp ma të madh nuk ka. Siç po ta them unë, shqip.
Administratore: Tani, konkrete unë jam administratorja e këtyre pallateve. Aty është ngulur një sondë që ka gërmuar 15 metra dhe sizmika është studiuar.
Lulzim Basha: Po.
Administratorja: Ato që do e bëjnë hajdutët do e bëjnë, ajo dihet. Tani ne si banorë kërkojmë të drejtat tona. Jemi pronarë të ligjshëm, me certifikatë pronësie. Jemi 50 familje këtu, mos të fol edhe pallatet atje që janë sa familje.
Qytetari: Jo mo nuk është problemi që bënë ekspertiza aty.
Qytetarja: Zoti Basha, kush i ka vënë syrin kësaj, këtij trualli këtu? Kush I ka vënë syrin?!
Qytetari: Dhe nuk kanë dhënë asnjë lloj informacioni. Tani thotë tulla silikate thotë është 25-30 vjet thotë e kështu do na shembet pallati se është interesi i këtyre. Edhe kjo punë, ne dum që ju ta ndihmoni mediatike, ta shkulim edhe të rrimë rehat. Edhe zonja, që është në zonë është e mbaruar ajo punë. Se këto nuk e meritojnë atë votë. Këto janë plehra.
Lulzim Basha: Unë ju dëgjova. tani do më dëgjoni mua. Kur është puna për të ndihmuan njerëzit, ju e patë se ca ndodhi në Thumanë. Vdiqën 26 veta, sepse i lanë të futen në 2 pallate që ishin faktikisht të rrezikshme dhe të pabanueshme.
Pse, i lanë të futen aty dhe nuk i prishën? Se aty nuk kishin interesa financiare.
E para, këtu ju keni jetuar qëkur ka rënë tërmeti.
Qytetari: Kemi dy vjet
Lulzim Basha: S’ka ardh askush t’ju thotë ikni se këtu nuk banohet.
Qytetarja: Nuk dimë gjë fare
Lulzim Basha: Ja ku është kontrasti. Por tani vijnë t’jua prishin sepse këtu duan të ndërtojnë dhe të nxjerrin para pushtetarët bashkë më banditët apo oligarkët. Çfarë tha dje apo pardje Departamenti i Shtetit, në Shqipëri bëhet korrupsion dhe pastrim parash në bashkëpunim midis pushtetit qeveritarëve, institucioneve dhe krimit. Ku bëhet? Ja, këtu bëhet. S’ka lig, nuk ka ligj. Ka marrë fund.
Qytetari: Aty është korrupsioni më i madh, pastrimi i lekëve.
Qytetari 2: Duan me bërë 40-katëshe o shok.
Lulzim Basha: Kjo është aferë e pastër korruptive. I keni dëgjuar ato përgjimet ku del Ndragheta?
Qytetari: Me Ndraghetën bëjnë pjesë këta.
Lulzim Basha: Pse zgjedh Ndragheta Tiranën? Sepse ndodhin këto gjëra. Pse zgjedh Shqipërinë? Se ndodhin këto gjëra. Se ka një kryeministër, një kryetar bashkie dhe një qeveri që është gati të sakrifikojë jetën e njerëzve për xhepat e vet. Çfarë do të ndodhë? Nuk kanë për të pasur kohë, nuk do t’ju lemë kohë për ta bërë këtë krim. Por këtë e kemi në dorë të gjithë bashkë. Unë kam në dorë t’ju garantoj që jo vetëm nuk do të lejoj që të shkelet në pronën tuaj e të shkelmohet prona juaj që të ketë transparencë totale në qoftë se pallati paska qenë i pabanueshëm do të mbajnë përgjegjësi ata që ju kanë lënë dy vjet Brenda. Në qoftë se pallati është i banueshëm, nuk kanë punë ta prekin pallatin. Unë ju garantoj që mbas 25 prillit nuk do të guxoj njeri të vijë këtu e të bëjë lojëra me jetën tuaj, me pronën tuaj dhe do të bëjmë gjithçka që ata që kanë luajtur me jetën tuaj, me pronën tuaj dhe të tjerëve në Tiranë e kudo në Shqipëri, një orë e më përpara të shkojnë para ligjit edhe mbrapa hekurave. Këtë ju garantoj. Por për këtë na duhet një qeveri që të ketë transparencë.
Qytetari: Të njihet prona private. Mos e harro këtë. Kjo është pronë private.
Lulzim Basha: Sigurisht. Është pronë e gjithsecilit prej jush.
Qytetari: Edhe ta marrin ata oligarkët.
Lulzim Basha: Maja e shoqërisë është familja, është prona , është liria.
Qytetari: Këta nuk njohin pronë private, këta nuk njohin asgjë.
Lulzim Basha: Edhe njëherë po ju garantoj…
Qytetari: Ata nuk njohin nënën e vet.
Qytetari: Ti shumë faleminderit për llafet
Qytetarja: Zoti Basha kisha edhe një diçka. Çfarë do të bëhet me pronat tona që na mori bulevardi, zgjatimi I bulevardit? Çfarë do bëhet? Të paktën të marrin çmimin minimal, jo 20% sa ka thënë Edi Rama. Bëri ligin 20%, na vrau me atë çmim. I mori pronat, asnjë lek, asnjë gjë.
Lulzim Basha: Ju e dini që unë jam ul me shoqatat e pronarëve. Do të shfuqizohet ligji që ju shpronëson për herë të dytë. Do të bëhet kthimi fizik I pronës aty ku prona është e lirë dhe do të ecet me kompensimin. Ju jeni pronarë, jo ish- pronarëve. Tani një gjë të jemi të sigurtë,8 vjet e keni pas mbi shpinë këtë qeveri ka menduar vetëm për veten e vet dhe këtë kryeministër.
Qytetarja: Na sorollati nëpër gjyqe.
Lulzim Basha: Me 25 prill është dita kur e keni ju në dorë.
Qytetari: Ka marrë fund ajo punë.
Lulzim Basha: Jo, s’merr fund. Merr fund kur të dilni të gjithë tek kutia e votimit. Kjo merr fund pastaj detyrimet i kam unë përpara jush. Dhe unë ju garantoj një gjë, në qoftë se këto angazhime që marr para jush sot nuk i mbaj, nuk u dal më përpara t’ju kërkoj votë.
Qytetarja: Faleminderit!