Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike, komentoi në studion e “Absolut 4” në A2 “përplasjet” e Presidentit Ilir Meta me mazhorancën.
Sipas Patozit, “Presidenti ka rol qesharak në këtë konflikt”.
“Në konfliktin permanent mes palëve, edhe ndërhyrja e Presidentit mungonte. Në këtë rast, është një figurë komike, pasi Presidenti është njeriu më i painteresuar për zgjedhjet. Edhe gruaja e tij është më e qetë para zgjedhjeve sesa vetë ai”, u shpreh Patozi.
Analisti Lutfi Dervishi nënvizoi se “Presidenti ka dalë nga kostumi i tij, që kur opozita doli nga Parlamenti”.
“Presidenti është përpjekur që nga ai moment që të bëjë opozitën”, u shpreh Dervishi.
Erion Tase, nga Akademia e Studimeve Politike, deklaroi se “kjo nuk është Presidencë e njëjtë me ato të mëparshmet.
Ka dalë pak nga roli pajtues, por kjo pasi edhe të gjitha pushtetet kanë dalë pak nga roli i tyre. Ky është i vetmi justifikim i daljes së Presidentit nga roli i tij kushtetues”.
/a.r