Sipas MeteoAlb: Vendi ynë gjatë deri në mesditë mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. Por pasditja dhe nata sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat paraqiten në zonat jugore-juglindore.
Temperaturat e ajrit janë RRITUR lehtë në mëngjes POR mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimumi deri në 18°C maksimumi.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi perëndimor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.
Kosova
Kosova paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë orëve të paradites, por pasditja sjell shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e kosovës, më të dukshme në zonat veri-veriperëndimore.
Maqedonia e Veriut
Moti i kthjellët dhe i ngrohtë do te jete dominant edhe në mv por pasditja do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare. Temperaturat e ajrit do të jenë të larta ku termometri do të ngjitet deri në 17 grade në manastir.
g.kosovari