Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka denoncuar sot në mesditë atë që e ka quajtur aferën më të madhe në shekullin e fundit që ka bërë qeveria shqiptare.
Ndërkohë është e ftuar sonte në “Opinion” ku po tregon me detaje dhe në mënyrë teknike gjithë aferën e inceneratorëve, teksa në çdo letër që nxjerr pranon që ish-ministri e Ekonomisë dhe Financave, aktualisht ministër i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka qenë korrekt me letrat dhe nuk ka abuzuar.
Më poshtë mund të lexoni dhe “batutat” me gazetarin Blendi Fevziu.
Fevziu: Zonja Kryemadhi çfarë doni të thoni me gjithë këto, se vetëm letra po shoh unë, s’e mendoja që qeveria jonë paska qenë kaq korrekte me letrat. Dhe ti po na tregon që Ben Ahmetaj gjatë kësaj kohe ka qenë në rregull me letrat?
Kryemadhi: Arben Ahmetaj ka qenë në rregull me letrat. Frikacak domethënë, nuk e përballon dot burgun.
Fevziu: Po pse kush është në rregull me letrat është frikacak i bie?
Kryemadhi: Ata që janë trima që e konsiderojnë veten trima dhe të fortë ata bëjnë shkelje me letrat.