Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër, pasi është konfliktuar me punonjësin e centralit për furnizimin me ujë.
Në pranga është vënë shtetasi E.B., 55 vjeç, banues në fshatin Kaparjel, Gjirokastër.
Sipas policisë, ky shtetas, në vendin e quajtur “Centrali i Kaparjelit”, është konfliktuar me punonjësin e centralit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Kaparjel po ndodhte një konflikt, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit. Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasin E. B., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një armë zjarri pushkë dhe disa fishekë”, njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë dhe fishekët.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/a.r