Përballja me armikun e padukshëm me pasoja të dukshme është një sfidë e përditshme tashmë për të gjithë, por është një sfidë edhe më e madhe për bluzat e bardha të cilët rrezikojnë përditë jetën për të shpëtuar jetë.
Gjatë 24 orët e fundit kanë humbur jetën 19 persona si pasojë e COVID-19 mes të cilëve 3 ishin infermierë.
Lajmet e hidhura i ka bërë me dije “Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë” përmes postimeve në rrjetin social Facebook.
Erjola ishte një infermiere e re nga Lushnja e cila fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.
“Serish humbje jete mes Infermiereve. Infermierja nga Lushnja ka ndërruar jetë pas betejës sëmundjen.
Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushëllime familjes se Erjoles dhe kolegeve te saj.”, shkruhet në postim.
Mëngjesin e sotëm një tjetër lajm i hidhur vjen nga Shoqata e Infermierëve, pasi humbi jetën Lindita Peshku, infermiere në poliklinikën Nr1.
“Bluzat e bardha po përballen çdo ditë me virusin dhe po humbasin jetë. Po dje u shua një infermiere e poliklinikës Nr1 e konsultorit të fëmijës . Lindita Peshku Qofsh e xhenetit shoqja jonë dhe shpirti jot u prehtë në paqe.”, shkruhet në postim.
Më herë ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit edhe një infermier nga Mati, Nerim Vaçi.
“Si pasojë e Covid-19, ditën e sotme është ndarë nga jeta një infermieri nga Mati Nerim Vaçi.
Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegeve.”, thuhet në postim.