Mjeku Halim Kosova ka hedhur akuza në drejtim të ish-deputetit demokrat Tritan Shehu. Ai ka shpjeguar sipas tij e gjitha kjo ka të bëj me një tender.
Sipas mjekut Kosova, kur kam qenë ministër është po ky Tritan Shehu që ka ndërhyrë që unë të mbyll sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë.
“Ça ka Tritani me mua? Kur kam qenë ministër është po ky që ka ndërhyrë që unë të mbyll sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë. Ky është i joni më tha, për atë personin. Edhe më erdhi personi në zyrë, më tha jo kështu po ashtu ,e i thashë: mos më vidh sa të jem unë këtu”, ka deklaruar mjeku Kosova.
g.kosovari