Për diplomatin Fatos Tarifa vizita dhe deklaratat e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në Lezhë me rastin e 577 vjetorit të “Besëlidhjes” ishin të “pakuptueshme” dhe të “pa-arsyeshme”.
Tarifa e konsideroi “përvjetor të zakonshëm” atë të Besëlidhjes, të parë “pa kuptim nga shumica e forcave politike në Tiranë”.
“Është parë si përvjetor i zakonshëm, çfarë dhe justifikon mungesën e tyre [partive politike] në Lezhë sot, ndërkohë nuk kuptoj se cila ishte logjika e kësaj vizite të papritur, jo-protokollare të njeriut që pritet të jetë [sërish] kryeministri i Kosovës,” – tha Tarifa në edicionin qëndror të Euronews Albania përballë gazetares Bruna Çifligu.
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara e konsideroi të gabuar qasjen e Kurtit për të lidhur një ngjarje të lavdishme të historisë sikurse “Besëlidhja e Lezhës” me ngjarje dhe kontekste politike të kohës së sotme.
Sipas tij ngjarja është shumë e largët dhe “nuk bën kuptim sot në rrethanat që thotë Kurti”.
“Ashtu si e konsideroi Kurti, si pikë reference pa të cilën s’bëjnë kuptim politika e sotme në Tiranë apo Prishtinë… [është] një folklorizëm, që s’bën vend në politikën moderne,” – tha Tarifa.
Diplomati shqiptar shtoi se nëse do të përkonte me një vit më domethënës, apo jubilar, normalisht ceremonia do të ishte më e madhe dhe me këtë ai justifikoi mungesën e politikanëve të Shqipërisë në këtë event.
Tarifa tha se pavarësisht lidhjeve, Kosova dhe Shqipëria duhet të mbajnë sjelljet e tyre politike dhe “do të ishte mirë që në marrëdhëniet me njëra-tjetrën t’i përmbahen zotimeve të marra përsipër në takimet e përbashkëta”./a.p
Ti Tariffa,je intelektual bythec……..