Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pëllumbas, në Njësinë Administrative Lumas në rrethin e Kuçovës.
Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se një 69-vjeçar ka vendosur ti japë fund jetës, duke u vetëvarur në një pemë në ullishten pas banesës së tij.
Bashkimi Harizi është gjetur i vetëvarur me litar dhe pa shenja jete në një nga pemët e ullirit nga familjarët, që kanë njoftuar menjëherë policinë.
Trupi u pajetë i të moshuarit është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku edhe do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Mësohet se viktima kishte vite që vuante nga depresioni dhe në trupin e pajetë të tij nuk ka pasur shenja dhune.
69-vjeçari Bashkim Harizi kishte 3 fëmijë dhe sipas familjarëve të tij, ai pinte ilaçe antidepresive prej 4-vjetësh. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e policisë, që janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së kësaj vetëvarjeje.