Parlamenti ka miratuar aktin normativ, duke i dhënë Komisionit Qendror të zgjedhjeve 2.42 miliardë lekë për identifikimin biometrik në zgjedhjet e 25 prillit.
Duke qenë se KQZ e kishte të pamundur ta përballonte nga buxheti i saj këtë teknologji, buxheti i shtetit bën shtimin me 2.42 miliardë Lekë, për të financuar projektin “Për identifikimin elektronik të zgjedhësit”.
Ky investim, siç bëri me dije kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, si edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, nuk ndikon në parametrat makro, në borxh apo në deficit dhe mbështetet mbi pritshmëritë optimale të vitit 2021, që do të realizohen nga të ardhurat e tatueshme. Ky akt normativ u miratua me 83 vota pro, 13 kundër dhe 3 abstenime.
Pika e fundit e rendit të ditës ishte votimi për projektvendimin “Për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar”, mes dy kandidatëve, z. Leka Bungo dhe z. Gaspër Marku. Kuvendi votoi si kryetare të KDRTSH-së z. Leka Bungo me 77 vota.
Po ashtu Kuvendi miratoi me 83 vota pro aktin Normativ nr. 4, datë 5.2.2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”.
Një ligj tjeter qe mori shumicën e votave në Parlament ishte ligji “Për disa shtesa për barnat dhe shërbimin farmaceutik” të ndryshuar”.
g.kosovari
Urime Z Leka Bungo,e meritoni ate vend.