Aksidentet në minierat e kromit në Bulqizë janë të shpeshta, ku vetëm para pak ditësh humbi jetën një person.
Ditën e sotme ka ndodhur një aksident tjetër, ku fatmirësisht nuk ka pasur fatalitet.
Bëhet me dije se është lënduar shtetasi A.Gj.
Bulqizë/ informacion paraprak
Rreth orës 12.40, duke punuar brenda në një miniere kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar dhe për pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A. Gj., i cili po transportohet për ndihmë mjekësor në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.p