Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier.
Një 71-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal me ujë në Darëzeze.
Viktima është peshkatari Kristaq Mëngjesi, 71-vjeç, i cili peshkonte te gryka e kanalit që derdhet në det.
Policia njofton se: “Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga uji, pasi 71-vjeçari ka qenë duke peshkuar”.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 09:00 në një kanal me ujë në Darzezë, është gjetur një shtetas i mbytur.
Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit K. M., 71 vjeç, banues në Fier.
Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga uji pasi 71-vjeçari ka qënë duke peshkuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.