Pas publikimit të fotos së Lulzim Bashës nga bashkëshortja e këtij të fundit, ka ardhur edhe reagimi nga zv.ministri i Brendshëm.
Besfort Lamallari shkruan se gjatë kohës kur kreu aktual i PD drejtonte ministrinë, mbi 1 mijë persona kanë humbur jetën në aksidente.
Referuar fotos ku Basha po nget makinën pa rrip sigurimi, zv.ministri thotë se timoni është përgjegjësi dhe jo aventurë.
Postimi i plotë:
Mos bëj dhe ti si Luli!
– Mbi 1000 vetë kanë humbur jetën në vitet 2009-11, kur Luli ishte MB. Shumë prej tyre mund të kishin shpëtuar falë rripit të sigurisë!
– Më tepër se librat me arusha, fëmijët mësojnë nga sjellja e prindërve.
– Timoni është përgjegjësi dhe jo aventurë! Sigurimi për vendosjen e rripit garanton sigurinë edhe të pasagjerëve!
Kujdes: Respektoni kufizimet e shpejtësisë, mos drejtoni mjetin në gjendje të dehur dhe vendosni rripin e sigurisë!
Një person i dashur ju pret!