Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot tek një nga problematikat më të mëdha që po shkakton sot vendin tonë dhe mbarë botën, pandemia e koronavirusit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha renditi një tjetër dështim sipas tij të kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se vendi ynë është i fundit në Europë sa i takon ndihmës ekonomike për shkak të pandemisë.
“100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si renditet Shqipëria për ndihmën ndaj familjeve dhe bizneseve të prekura nga pandemia? Përgjigja: Paketa e ndihmës anti-covid e Shqipërisë është më e ulëta në Europë”, shkruan Basha në story-n e tij në Instagram./a.p