Tashmë Kurti pret që të bëhet Kryeministër dhe do t’i duhet që të marrë disa vendime të rëndësishme. Një prej vendimet të rëndësishme që Kurti e ka deklaruar se do e marrë kur të vijë në qeveri është dhe hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe jo në Tel Aviv.
Për këtë gjë Kurti është përgëzuar nga Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Netanyahu në letrën e tij ka uruar Albin Kurtin, derisa ka theksuar se e mirëpret në Izrael për ta inauguruar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem.
Nga ana tjetër Reccep Tayyip Erdogan shkruan se mirëpret qëndrimet e partisë që drejton Albin Kurti, se do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem, por shton “se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”.
Tashmë çështja e Ambasadës së Kosovës në Izrael është një nga sfidat më të mëdha të qeverisë së Kurtit dhe duket se do të ketë një rëndësi po aq sa dialogu me Serbinë.