Mjegulla e dendur ka “pushtuar” disa akse në vend. Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon vëmendjen e qytetarëve nëse do duan të përdorim akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok.
Në këto rrugë ka prezencë të madhe mjegulle, e cila sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
“Përdoruesit e rrugës, që janë duke udhëtuar/kaluar drejt këtyre akseve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”, thotë ARRSH.
g.kosovari