Ministria e Brendshme ka njoftuar ditën e sotme të gjithë qytetarët, të cilët duan të aplikojnë për kartat e identitetit, se zyrat e aplikimit do të jenë të hapura edhe këtë të shtunë.
Sipas Ministrisë, riaplikimi për ID apo pasaportë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.
“Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe sot, datë 27 shkurt 2021.
MB dhe DPGJC fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj. Përmes ID kartës përfitohen shërbime online dhe fizike, por edhe mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 25 Prillit.
Rikujtojmë se riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. E gjithë procedura merr pak minuta. Mjafton kuponi i blerë në Postë dhe të paraqitja në zyrën e aplikimit me ID kartën e skaduar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Mbi 800 mijë shqiptarëve u ka skaduar ose u skadon kartat e Identitetit para zgjedhjeve të 25 prillit, për këtë arsye më herët opozita ka bërë një kërkesë që kërkon shtyrjen e saj deri më 30 prill. Një kërkesë e tillë, për kryeministrin Edi Rama qëndron, e për pasojë është shprehur se do të merret parash. Një kërkesë të tillë ia ka bërë Ministrisë së Brendshme edhe KQZ, teksa pritet që të merret një vendim, kur kanë mbetur edhe pak javë nga zgjedhjet.
g.kosovari