Sipas MeteoAlb kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme dominojnë motin në territorin shqiptar gjatë paradites.
Por orët vijuese sjellin largim të vranësirave dhe mbizotërim të kthjellimeve. Edhe nata parashikohet të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit janë rritur në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 2°C deri në 21°C.
Era era do të fryje kryesisht mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë me Adriatik dhe Jon dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë moti deri në orët e vona të mbrëmjes në territorin e Kosovës. Por nata ri-kthen motin e kthjellët në të gjithë vendin dhe kryesisht në zonat qendrore të saj.
Maqedonia e Veriut
Dita nis me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në territorin e MV, por pas mesditës moti kthjellohet gradualisht në zonat perëndimore dhe më pas në të gjithë vendin.
Rajoni dhe Europa
Moti i kthjellët ka përfshirë thuajse gjithë kontinentin Europian. Konkretisht me mot të kthjellët dhe temperatura të larta paraqitet Perëndimi dhe Jugu i saj.
Po ashtu me mot të kthjellët dhe të ftohtë mbetet Skandinavia. Ndërsa vranësira dhe reshje dëbore do ketë Europa Lindore.
g.kosovari