Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen. Si pasojë e përplasjes së një makine tip BMW dhe një trajleri humbi jetën drejtuesi i makinës.
Mësohet se viktima është Armando Gjoka, 35 vjeç. Ai ka ndërruar jetë në vend dhe është nxjerrë nga automjeti, falë ndërhyrjes së zjarrfikëses.
Akoma nuk ka informacion për rrethanat e ngjarjes. Zjarrfikëset, ambulanca dhe policia kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes.
g.kosovari