Drejtori i “Shefqet Ndroqit”, mjeku i njohur Perlat Kapisyzi, ishte i ftuar mbrëmjen e së premtes në studion e emisionit “Java në RTSH”.
Kapisyzi foli për herë të aprë rreth rastit korruptiv të pastrueses së spitalit në fjalë, Tire Alldervishi. Ai tha madje se e arrestuara dhe e ndjera e kishin prezantuar veten e tyre si të afërme, para personelit mjekësor.
“Njerëzit kanë temperamentin, por edhe karakterin. Ky i fundit është i lidhur me fenotipin. Ndikimi i ambientit dhe shoqërisë mbi virtytet e individit. Kuptohet që Tirja nuk ishte fenomeni i ri që u zbulua, por është një fenomen shumë i dënueshëm që ndodhi në një moment delikat. Ajo që kam unë si apel është që duhet të ketë më shumë besim te bluzat e bardha. E ndjera që iku, nuk ka ikur asnjë moment pa ia dhënë ushqimin dhe vaktin e spitalit. Por ka ikur duke pritur t’i vinte ushqimi i shtëpisë përmes Tires. Por kur Tirja thotë e kam tezen e burrit, dhe e ndjera thotë kjo është mbesa ime, çfarë mund të bëhet më tepër… Mjeku jo hyn një herë te pacientët ,por disa herë. Të paktën në katër ditë të javës edhe shefi i shërbimit bën vizitë gjenerale. Si nuk u tha në një moment nga një pacient se janë lënë pa ngrënë? Rasti i Tires për ne ishtë një rrufe në qiell të pastër...” – tha Perlat Kapisyzi për ‘Java në RTSH’.
g.kosovari