Kryeministri Edi Rama nga Berati ka ironizuar kreun e PD Lulzim Basha, duke thënë se Basha ka në biografinë e tij tramvajin e Tiranës.
Gjithashtu Rama nuk la pa ironizura edhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.
“Më shumë se sa studimi në Perëndim, lideri i ri në ‘Perëndim’ ka në biografinë e tij tramvajin e Tiranës. Nga ana tjetër ajo është e njëjta jo vetëm shtëpi, por e njëjta firmë, e njëjta familje politike.
Madje pjesa që e përfaqësonte atë në një formë besnike është eliminuar dhe ku është një mish-mash i vërtetë. Ai që ishte me këtë që është në vetvete, ishte gogoli i shtëpisë, ky kukulla.
Gogoli nuk ka ikur nga shtëpia, por te dera ka ardhur Mamadhia. Është kukull në duart e gogolit dhe është ai që dihet.
Duke pasur Mamadhinë tek dera, këtu bëhet e qartë se bëhet fjalë për t’i kthyer pas. Dhe për të rikaluar përgjegjësit edhe punët e këtij shteti në duart e një katërshe që ka pasur mundësitë dhe i ka ezauruar”, tha Rama.
/a.r