Kryemadhi ka komentuar për herë të parë vlerësimin e Dvoranit si “kampion i drejtësisë” nga DASH, e pyetur nga analisti Mentor Nazarko.
Kryemadhi tha në “Çim Peka Live” se nuk duhet të çuditemi me vendimet e amerikanëve, dhe se ajo certifikatë Dvoranit do t’i shërbejë ndoshta për në SHBA, pasi në Shqipëri nuk ka më punë me drejtësinë.
Nazarko: DASH e vlerësoi Dvoranin si “kampion të drejtësisë” nga 12 shtete të botës, si person që ka kontribuar për ndalimin e ndikimit të politikës në drejtësi. Si ju duket ky vlerësim, çfarë mendimi keni?
Kryemadhi: Bravo, çfarë të them. Tani do ketë mundësi të kontribuojë për drejtësinë në SHBA.
Nazarko: Çfarë doni të thoni me këtë? Që kur të vini ju në pushtet ai do detyrohet të kërkojë azil politik në SHBA?
Kryemadhi: Jo, por në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese nuk hyn dot më. Ndaj i duhet ajo diplomë për në Amerikë, ndoshta kontribuon atje. Shumë veta kanë marrë certifikata mirënjohje. Shiko, mos u çudisni me këto që bën SHBA-ja, se ata vlerësuan dhe Noriegën për paqe, dhe më pas e vranë.
Kujtojmë që përplasjet kanë qenë të ashpra mes Presidentit dhe ish-kreut të KED-së, Ardian Dvorani, lidhur me emërimet në drejtësi, për Gjykatën Kushtetuese.
Kreu i shtetit e akuzoi në atë kohë Dvoranin si vegël në duart e qeverisë për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Meta tha se Dvorani kishte bërë qëllimisht një sërë shkeljesh të rënda gjatë procesit për emërimin e anëtarëve të rinj.
Por mesa duket, tjetër mendim kanë SHBA, që kanë vendosur ta rendisin Dvoranin mes personave të tjerë nga fusha e drejtësisë në mbarë botën, duke i dhënë vlerësimin e lartë.
/a.r
Kush ju pyt ju ne Shqiperi ?Me 25 Prill do humbni dhe do dilni para drejtesise moj Monik