Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka folur për koalicionin e kryedemokratit Lulzim Basha, teksa ka theksuar se me forcën e djathtë do të bashkëpunonte vetëm me një kusht.
E ftuar në studion e Klan News, kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim është shprehur se kushti është që mos të jetë Lulzim Basha në krye të PD.
Më tej ajo ka komentuar edhe tërheqjen e Bamir Topit nga partia e tij, për të cilën ka thënë është çuditur dhe nuk e ka kuptuar.
Me kë do të bashkëpunojë nëse do të ishte afër 71-shit (PD, PD, LSI)?
“Unë nuk e di çfarë do të bëjnë të tjerët. Lëvizja për Ndryshim nuk do të bashkëpunojë me asnjërin prej këtyre të treve. Por ne do bashkëpunojmë me forcën e djathtë me një kusht, që mos të jetë Lulzim Basha dhe të jetë një emër që të jetë i pakorruptuar dhe që e do vendin e vet.
Ka pasur një tërheqje të Bamir Topit sot, keni ndonjë koment?
Këtë nuk e kam kuptuar. Asgjë s’kam kuptuar. Ndoshta ditët e ardhshme mund të kuptojmë diçka më shumë. E çuditshme m’u duk. Nuk jam në gjendje të them asgjë sot por ajo që mund të them është që asgjë nuk ka ndryshuar.
Ai ia ka vënë emrin koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, nuk e di nëse e ka bërë për të ngatërruar votën ndaj Lëvizjes për Ndryshim, por mund të them një gjë që me ofertën e atyre emrave që ka përreth, në fakt nuk ka ndryshuar asgjë.”
/a.r