Forcat Renea zbarkojnë në Laç për të gjetur autorët e dyshuar të vrasjes së 42-vjeçarit Shkëlzen Kastrati më 1 shkurt në Fier.
Kontrolle janë zhvilluar në një kompleks dhe banesa të qytetit. Nga kontrollet e Forcave Operacionale në zonën e Kurbinit, bëhet e ditur se është gjetur një armë zjarri dhe është arrestuar poseduesi i saj shtetasi Cen Karriçi.
Ai u kap brenda nje lokali me armë zjarri pistoletë. Policia beson se dy prej 4 personave që janë shpallur në kërkim për vrasjen ndodhen në Shqipëri ndërsa dy të tjerët janë larguar fillimisht në Kosovë dhe më pas drejt vendeve europiane.
Në kërkim janë shpallur Albert Zaja, Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Roland Cara ndërsa policia dyshon se njëri prej tyre është vrasës me pagesë.
Sipas hetuesve ekzekutimi ka ndodhur për hakmarrje ndërsa familja Kastrati ka patur konflikte me një familje tjetër.
/a.r