Orët e fundit shumë përdorues të aplikacioneve Facebook Messenger, Instagram dhe Facebook po përballen me probleme në dërgimin dhe marrjen e mesazheve.
Sipas platformës DownDetector problemet janë shfaqur fillimisht rreth orës 15:30 për të vazhduar deri më tani.
Ky problem është në të gjithë botën, jo vetëm në një rajon specifik.
Ende nuk ka një reagim nga Facebook se çfarë e ka shkaktuar këtë rënie të shërbimeve të platformës.
Pas Messenger edhe dy aplikacionet e tjera, Instagram dhe WhatsApp, pjesë të Facebook kanë shfaqur vështirësi në funksionimin e tyre normal.
/a.r