Babai i gjyqtares Enkeleida Hoxha, Bejlul Hoxha në një prononcim për mediat deklaroi se vajza e tij është viktimë e politikës.
Ai tha se duhet të hetohen ato çka bëhen nëpër burgje dhe mos të mbulohen vendimet e tyre.
“Shkaktoi dy vdekje në Durrës dhe në Vlorë. Kush i dha paratë?! Pse e lanë deri në atë shkallë. Admir Tafili u hoq nga Peqini dhe u çua Fushë-Krujë e më pas në Laç dhe më pas në shtëpi. Aty la të vdekur dy viktima në mes të ditës me diell. Vajza ime është nga më punëtorët, më e përkushtuar. I ka lënë dy fëmijë në shtëpi që nuk e kanë parë në mëngjes kur zgjohen apo kur erdhi nga puna pasdite. Kështu është situata e saj. Është presion! Është viktimë nga politika. Dhe përse?! Si ka mundësi që ti kryeministër betohesh me një gjyqtar se o do ta lësh në klasë duke mos marrë venttingu, ç’të duhet ty të mbërrish në këto? Ajo e la në burg djalin e deputetit se i takonte. Gjyqtarja që e liroi nga burgu atë, vetëm dy muaj burg, ajo dhe apeli një gjuhë, atëherë si ka mundësi që të ndërhysh ti dhe të thuash; do i gatisim këtu? Shoqja e saj ku është do thoni ju?! Është këshilltare në Gjykatën e Lartë, ja kush është skena juaj; ineresaxhiu dhe presionet. Po tjetra?! Tjetra vajti anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Urdhëro se kush i ka bërë skemat dhe kush i ka filmuar. Unë ju them kështu ju vëllezër e motra, hyni në problemin e burgjeve me qëlizëm, do shihni se çfarë është bërë atje. Me një anë thonë se kanë bërë dhe nga ana tjetër rrinë e flenë. Po si ka mundësi që ai vendim nuk analizohet. Hyni me themel një 3-mujorsh tek Burgjet. Mos t’i hedh lavando inspektorit i lartë të drejtësisë jetës së burgjeve të atyre që vuajnë se nuk kanë njerëz dhe atyre pelivanëve që bredhin me lloj-lloj firmash dhe që ikin me makinat e tyre. Unë erdha që të jepet një vendim i arsyeshëm, ose dënim shtëpiak, por nuk u realizua dhe mbetemi në dyshim se do të realizohet. Nuk shpëtojnë nga presioni politik, gjyqtarët, prokurorët.”, tha babai i gjyqtares, që edhe këtë herë shoqërohej nga mbesa e tij./a.p
Mori ate qe kerkoi