Në një kohë që numri i të prekurve me COVID-19 çdo ditë i kalon 1 mijë dhe ku numri i të vdekurve është në rritje, ish-deputetja e PD, Albana Vokshi injoron çdo lloj paralajmërimi të autoriteteve shëndetësore.
Sikurse mund të shihni dhe nga kjo foto e publikuar nga vetë ish-deputetja demokrate, Vokshi jo vetëm që nuk ka respektuar udhëzimin për numrin e qytetarëve të pranishëm në njëaktivitet politik apo distancën, por ia ka shtruar edhe me birra duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve.
Ajo që bie në sy është se ndryshe edhe nga disa djem dhe burra në tavolinë që kanë marrë dhe ujë me vitamina, Albana Vokshi ka vendosur që vetë t’ia shtrojë me birra.