Disa njerëz shkëputen nga toka dhe takojnë qiellin për të qenë heronj. Të tillë janë dhe dy anëtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Reshter Bledi Zaimi dhe Tetar Ermir Locaj, të cilët rrezikojnë edhe jetën e tyre sa herë ka nevojë për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.
Ka qenë vetë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi që ka publikuar dhe historitë e jashtëzakonshme të Bledit dhe Ermirit.
“HERONJ TË HESHTUR – Njerëz të zakonshëm në ditë të jashtëzakonshme pranë komunitetit. Reshter Bledi Zaimi , Aereoshpëtues ne grupin e helikopterëve dhe Tetar Ermir Locaj, Vincier në grupin e helikopterëve”, shkruan Peleshi.
Të shpëtosh jetë dhe të shohësh që shpresa rilind sërish nuk është thjesht një punë, por një mision i rëndësishëm për të cilin ata ndihen krenar.
/a.r